Futboll Seria A

Buffon i dëshpëruar: Po të kisha mundësi do të riktheja finalen e CHL dhe atë të Euro 2012

Gianluigi Buffon rrëfen se ka dy ndeshje në memorien e tij që po të kishte mundësi do t’i rikthente edhe një herë për t’i luajtur, ndërsa për rolin e së ardhmes nuk dëshiron të ngutet.

Portieri i Juventusit dje (e diel) festoi ditëlindjen e 40-të dhe normal që kjo e bëri atë temë në mediat botërore.

“Do doja të riktheja ndeshjen Juve-Real Madrid, finalen e Ligës së Kampionëve atë të vitit të kaluar. Por, edhe finalen Itali-Spanjë të Euro 2012, pasi në këtë ndeshje kemi humbur pa i treguar kualitet dhe karakteristikat e Juves dhe Italisë në fushë”, ka thënë Buffon për Che Tempo Che Fa.

Zonjë e Vjetër u mund nga Los Blancos me rezultat 4-1 në finalen e LK më 3 qershor 2017, ndërsa Italia humbi nga Spanja me rezultat 4-0 në finalen e Kievit.

“E ardhmja? E shikoj vetën në futboll, sepse në fund të ditës, futbolli ishte jeta ime. Aktualisht nuk e di nëse do jem trajner apo drejtor, pasi paraprakisht duhet të përgatitem pesë apo gjashtë mua dhe të qetësoj kokën”, ka shtuar Gigi.

Italiani ka qenë një nga më meritorët për sukseset e Juventusit në Itali.

Buffon është një nga portierët më të mirë që ka parë bota e futbollit dhe mospensionimi i tij edhe për një vit do të gëzonte të gjithë.

Related posts

Juventus gati për një tjetër goditje me parametra zero, synon mesfushorin e Premier League

Sadik.Autor

NUK NDALEN ME PËRFORCIMET/ Juventus shënjestron mesfushorin 22-vjeçar të gjigantit spanjoll…

Delo.autor

Merkato/ Isco largohet nga Reali për të luajtur me këtë ekip

Q.Autor

Leave a Comment