Futboll Seria A

Cairo: Mazzarri trajneri i duhur, Belottin nuk e shes

Presidenti i Torinos vendosi sot shkarkimin e serbit Sinisa Mihajloviç nga pankina dhe emëroi menjëherë Valter Mazzarrin në stol. Ai komentoi me mjaft superlativa ish teknikun e Interit, duke thënë se prej kohësh ka synuar t’i besojë drejtimin e ekipit.

“Mazzarri është një trajner që e ndjek që prej 10 vitesh, kur drejtonte Sampdorian. Ka një karrierë të mrekullueshme, si te Reggina, ashtu edhe te Sampdoria e Napoli. Të 3 këto skuadra kanë arritur të bëjnë hapin e madhe kualitativ, nën drejtimin e tij. Jam i lumtur që tani do ta kemi ne dhe i bindur që sukseset nuk do na mungojnë”, u shpreh Cairo.

Presidenti i Torinos refuzoi të shesë Belottin në verë, ndërsa tani sulmuesi italian ka pësuar një tjetër dëmtim të rëndë, duke bërë që interesi për të të bjerë ndjeshëm.

“Nuk më intereson nëse kërkohet apo jo Belotti, pasi nuk kam ndërmend ta shes. E vetmja mënyrë që mund të ma marrin, është të paguajnë klauzolën prej 100 milionë eurosh”, tha presidenti Urbano Cairo.

Related posts

Kupa e Botës/ Në fazën e parë, VAR-i ka ndikuar shumë në rezultatet e ndeshjeve të Botërorit

Sadik.Autor

Infantino pro Botërorit me 48 skuadra, rriten shanset për Shqipërinë

Sadik.Autor

PREMIER LEAGUE/ Arsenal “fundos” West Ham në 10 minutat e fundit

Sadik.Autor

Leave a Comment