Futboll Seria A

Spalletti: Nuk kemi para për futbollistë të mëdhenj

Luciano Spalletti ka treguar se Interi është gati për sfidën me Fiorentinën, ku do të kërkojë të rikthehet te fitorja, që i mungon që nga fillimi i dhjetorit në sfidën me Chievon.

Tekniku i zikaltërve ka pranuar se skuadra nuk ka mjaftueshëm para për të marrë emra të mëdhenj, ndaj nuk është shumë me mendje nga merkatoja.

“Nesër kemi një ndeshje të rëndësishme dhe ndaj një kundërshtari të fortë. Kemi punuar mirë gjithë javën dhe besoj se jemi gati të rikthehemi. Nuk mendojmë për merkaton, pasi jemi mirë kështu si jemi. Kemi një organikë të plotë, me futbollistë që kanë cilësi të ndryshme. Pastore ose Mkhitaryan? Për të marrë ndonjë nga ata, duhen 40 milionë euro dhe ne nuk i kemi, ndaj nuk k apse të ëndërrojmë kot”, u shpreh Luciano Spalletti.

Related posts

ÇUDIA/ Juventus “fik” Cristiano Ronaldon, portugezi nuk do të pritet si kampion

Isa.Autor

PREMIER LEAGUE/ Ndryshojnë planet për të ardhmen e Antonio Contes

Sadik.Autor

Buffon nuk dorëzohet: Dua të luaj përsëri, ndoshta edhe dy sezone…

Q.Autor

Leave a Comment