Futboll International Ligue 1

Cavani dhe Pastore vonohen në stërvitje, ja vendimi i Emery!

Edison Cavani dhe Javier Pastore u rikthyen me vones nga pushimet, por kjo ka sjellë pasoja për ta.

Trajneri i PSG-së, Unay Emery ka vendosur t’i lërë jashtë grumbullimit për ndeshjen e Kupës së Francës që të 2 futbollistët, si masë ndëshkimore për shkeljen e disiplinës dhe urdhrit të klubit.

Ende nuk është konfirmuar, por mediet franceze raportojnë se klubi pritet t’i ndëshkojë futbollistët edhe me nga një gjobë të majme, për të shmangur njëherë e mirë këtë fenomen.

E ndërsa Cavani u vonua vetëm 2 ditë, me e shpjegueshme është vonesa e Pastores, që e ka pranuar publikisht se dëshiron të largohet nga PSG-ja në janar. Vonesa prej 5 ditësh në grumbullim, duket se është një sinjal që argjentinasi i ka dërguar klubit francez, që të negociojë shitjen e tij.

Related posts

“IBRA DO TË ISHTE ARGËTUAR TEK BOLOGNA”/ Flet Mihajloviç: Para se të vendoste ai më…

Delo.autor

PAMJET/ Lojtari shqiptar realizon gol në fund në Australi, por nuk mjafton për Melbournin

F.autor

“NUK E PRISJA TË QËNDROJA KAQ GJATË”/ Gjimshiti rrëfen mbi të ardhmen: E di që mund të jap më shumë

Delo.autor

Leave a Comment