Futboll Premier League

Chelsea arrin marrëveshjen, lejohet ta ndërtojnë stadiumin një miliardësh

Kampionit aktual anglez, Chelseat, i është dhënë drita e gjelbër për të ndërtuar Stamford Bridgen e ri, i cili pritet t’ju kushtoj plot një miliard euro.

Pronari i Bluve, Roman Abramovich ka apetite të shumta me skuadrën e tij dhe nuk dëshiron të ndal investimeve.

Pas blerjeve miliardëshe të futbollistëve vit pas viti dhe titujve të fituar, pronari rus ka menduar edhe në investimin e infrastrukturës së klubit.

 Ideja e Abramovichit është të ndërtoj stadiumin e ri të Stamford Bridge, për të rritur kapacitetin nga 41 mijë në rreth 65 mijë ulëse.

Kështu pritet të doket stadiumi i ri i Stamford Bridge

Ky projekt i madh për ndërtimin e stadiumit të ri thuhet se do t’i kushtoj bosit rus plot një miliard euro.

Megjithatë, jo gjithçka ka shkuar sipas planit pasi një familje në afërsi të stadiumit kishte paditur klubit londinez me pretekstin se ata do t’i zënë ndriçimin e shtëpisë.

Nuk dihet ende nëse familja ka përfituar ndonjë shumë për të pranuar lejimin e ndërtimit të stadiumit apo ka tërhequr denoncimin për të mos u bërë pengesë për këtë projekt gjigand të klubit londinez.

Related posts

Bentia: Real Madrid? Më shqetëson më shumë Pjanic

Sadik.Autor

RRËFEN BETEJËN E VËSHTIRË ME KORONAVIRUSIN/ Legjenda Totti: 15 ditë të gjata, nuk ishte shëtitje

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Klopp: Duhet të bëjmë një ndeshje të madhe ndaj Romës

Sadik.Autor

Leave a Comment