Futboll Premier League

Chelsea, Conte tregon arsyen përse nuk mund ta transferonin Sanchez

Manchester Unitedi e siguroi transferimin e Alexis Sanchezit nga Arsenali para rivalëve Manchester City dhe Chelsea, që ishin të interesuar për kilianin.
Por, trajneri i “Të kaltërve” Antonio Conte ka pohuar Chelsea nuk ka qenë asnjëherë në garë për Sanchezin për disa arsye.

Chelsea nuk ka qenë në garë për ta blerë Alexis Sanchezin sepse nuk mund të garojë financiarisht me Manchester Unitedin dhe Manchester Cityn, sipas Contes.

Sanchez pritej të ribashkohej me ish-trajnerin e tij te Barcelona, Pep Guardiolan, por pasi interesimi nga Chelsea u ftoh nga ana e Contes, ai kaloi te Unitedi në një marrëveshje në bazë të së cilës Henrikh Mkhitaryan kaloi në Arsenal.

Besohet se City u tërhoq nga gara për kilianin për shkak të shqetësimeve rreth pakos financiare, pasi “Djajtë e kuq” ishin pajtuar t’ia paguanin atij një pagë javore prej 342 mijë euro.

“Ne s’kemi qenë në garë asnjëherë. Kurrë. Veçanërisht sepse, e përsëris, njëra prej arsyeje ishte paga e tij”, ka thënë Conte.

Related posts

SUPER AKSION MODEL/ “Gjyshi” Pandev i jep avantazhin Maqedonisë, Elmas është klas (VIDEO)

Delo.autor

NGA ERICK THOHIR ME MANCININ TEK STEVEN ZHANG ME CONTEN/ Ja si kinezët ndryshuan Interin në 1000 ditë (FOTO)

Delo.autor

“AGJENTI MË THA SE…”/ Stam zbulon ditën kur Ferguson e largoi nga “Djajtë e Kuq”

Delo.autor

Leave a Comment