Futboll Seria A

Kualifikimi në Champions League, Milan vuan mungesën e një ‘bomberi’ për sulmin

Verën e kaluar, Milan ka qenë i lidhur me shumë prej sulmuesve të mëdhenj si, Aubameyang, Benzema, Morata, Belotti, por në fund arriti në Milanello, Kaliniç dhe André Silva. Dhe në këtë pjesë të parë të sezonit, mungesa e një ‘bomberi’ është ndjerë shumë. Për fat të keq, sipas Tuttosport, thuhet se problemi mund të zgjidhet verën e ardhshme sepse pa kualifikim në Champions League do të jetë e vështirë për të gjetur një sulmues të madh të gatshëm për tu transferuar në Milanello.

Duke pasur parasysh renditjen zhgënjyese në kampionat, për Djallin e vetmja mënyrë për t’u kualifikuar në Champions League është duke fituar Europa League, por rruga për të marrë trofeun është shumë e vështirë, për shkak se, pas fazës së grupeve, nga Champions kanë rënë disa klube të mëdha, si Napoli dhe Atletico Madrid. Për ta bërë gjithë situatën edhe më të komplikuar, ekziston çështja e Fair Play Financiar, i cili mund të kufizojë lëvizjet e Milanit në merkaton e verës.

Related posts

E BUJSHME/ 180 milionë euro, kontrata e “çmendur” që prish planet e CR7

Delo.autor

Maratona e Tiranës/ Njoftim i rëndësishëm për garuesit, ja çfarë duhet të bëjnë pjesmarrësit deri ditën e nesërme

Isa.Autor

Napoli i Hysaj një hap larg historisë, mund të barazojë rekordin e Interit dhe Milanit

Q.Autor

Leave a Comment