Kategoria Superiore Shqipëri

Nica i kënaqur me afrimet në merkato: Dua skuadër agresive

Trajneri Stavri Nica shfaqet i kënaqur me afrimet në merkato, teksa vlerësoi punën e ekipit në përgatitoren e janarit. “Koha nuk ka qenë e mjaftueshme, pasi lojtarët vinin pas disa ditësh pushim, por megjithatë unë jam shumë i kënaqur nga mënyra sesi janë stërvitur djemtë. Ata u janë përgjigjur kërkesave që ne kemi pasur si trajnerë.

Kjo është shumë pozitive, sepse ideja jonë është që të jemi një skuadër agresive, e cila të njohë parimet e veprimeve mbrojtëse, njëkohësisht të jemi mirë në organizim dhe zotërim topi.

Do donim shumë të na vinte ndonjë sulmues, pasi është periudhë e vështirë dhe lojtarët cilë- sorë nuk lëvizin tani nga skuadrat”, deklaroi dje Nica për “Panorama Sport”. I pyetur për minifazën në Turqi, trajneri u shpreh:

“Na u krijuan kushte për stërvitje, por problemi ishte se ndeshjet miqësore ishin shumë të forta, sidomos me sllovakët. Djemtë luftuan dhe ndoqën me përpikëri udhëzimet tona. Kjo na dha shumë besim, që në ndeshjen e parë, pastaj edhe në të dytën gjithashtu.

Tashmë presim kampionatin dhe duam të tregojmë se do të jemi shumë kërkues për rezultatin. Skema? Me pesë mbrojtës na përshtatet, madje mendoj se kjo na ka dhënë deri diku rezultat në këto ndeshje”.

Related posts

PAS HUMBJES ME ISLANDËN NË KUALIFIKUESE/ Kjo është renditja katastrofë e Kombëtares në Grupin H (FOTO)

Delo.autor

STADIUMI I RI/ FSHF “zbarkon” në Kukës, merret vendimi për ndeshjen ndaj Tiranës

Delo.autor

PËRBALLJA QË PRESIM TË GJITHË/ Një derbi për të mos u humbur apo për tu fituar?

Delo.autor

Leave a Comment