Futboll La Liga Sport

MESSI DHE RONALDO TEK JUVENTUSI? Në Torino ëndërrojnë për dyshen e ëndrrave (FOTOT)

Askush nuk e beson me të vërtetë se Lionel Mesi do të përfundojë duke luajtur përkrah Kristiano Ronaldos te Juventusi. Po nëse një gjë e tillë do të ndodhte? Në Spanjë kanë nisur ta imagjinojnë. Në pritje të vendimit përfundimtar të së ardhmes së argjentinasit në “Camp Nou”, Leo dhe shoku i tij i skuadrës, Luis Suarez, i cili është shumë pranë transferimit te kampionët e Italisë, janë parë ndërsa luanin Padel në shtëpinë e kapitenit të Barçës. Imagjinoni sikur dy ikonat më të mëdha të futbollit të këtij shekulli të ndanin të njëjtën dhomë zhveshjeje.
32748282-0-image-a-38_1599158965453
PARTNERITET HISTORIK – Bërd dhe Mexhik, Karpov dhe Kasparov. Nadal dhe Federer. Sporti ka dhuruar rivalë të mrekullueshëm dhe kjo vlen edhe për Mesin dhe Kristianon. Duke i parë ata me fanellën e Juves, do të ngazëllente tifozët. Por a do të bënin tifo tifozët e Mesit për Kristianon dhe anasjelltas? A mundet që tifozët e Realit dhe Barçës të festojnë me golat e një prej rivalëve të përbetuar?
messi-ronaldo-9827101599154099
NDESHJET E JUVES – Askush nuk do të humbiste ndeshjet e Juventusit. Të gjithë sytë do të ishin në Torino. Të drejtat televizive do të arrinin shifra të çmendura, ndërsa raftet e dyqaneve të klubit do të boshatiseshin nga fanellat e tyre.
CHAMPIONS1200-1
MESAZH PËR SKEPTIKËT – Mesi nuk e ka fituar Champions-in prej vitit 2015, ndërsa Ronaldo nuk shkon përtej çerekfinaleve që kur u largua nga Reali. Në moshën 33 dhe 35-vjeçare respektivisht, roli i tyre sot nuk është vënë kurrë kaq në dyshim sa në këto momente dhe bashkimi në një perojnë topin në kohën më të shpejtë të mundshme. Ajo për mua duhet të jetë një karakteristikë që duhet ta na dallojë. Ndonjë anekdotë në këto ditë të para? Asgjë e veçantë. Jam ndier menjëherë mirë, edhe sepse i njihja praktikisht të gjithë ata që punojnë këtu. Kjo më ndihmoi shumë”.

MESAZH TIFOZËVE – Në fund edhe një mesazh për mbështetësit e “Zonjës”: “Do të japim gjithçka në fushë, kemi dëshirë të madhe për t’u treguar atyre se Juventusi dëshiron të fitojë titullin e dhjetë radhazi kampion dhe mundësisht të shkojmë deri në fund edhe në Ligën e Kampioneve. Jemi këtu dhe duam të bëjmë më të mirën tonë”. skuadër do të ishte një mesazh për skeptikët për pretendentët për fronin e tyre si Nejmar, Mbape, Levandovski…
cristiano-ronaldo-menace-la-juventus-dans-le-dossier-lionel-messi_2511184
JUVENTUSI I ARTË – Nëse Mesi transferohet në Torino, “Zonja” do të kishte në një skuadër 11 “Topa të Artë”, 10 “Këpuca të Arta”, 9 Champions dhe më shumë se 1200 gola. Ata do të ishin favoritë për të fituar çdo trofe.

SHËROHEN PLAGËT – Dy finalet e Champions-it që Juventusi ka humbur në dekadën e fundit ishin kundër Barçës së Mesit në 2015-ën dhe Realit të Kristiano në 2017-ën. Duke i sjellë ata në Torino, ata do të hiqnin pengesat e fundit që i kanë privuar trofeun europian prej vitit 1996. Mesi dhe Kristiano kanë humbur vetëm një finale Champions-i mes tyre, kur Barça mundi Junajtidin në 2009-ën.
GettyImages-1192181496-1211007173
EKZEKUTUESI I PENALLTIVE? – Një martesë e lumtur ekziston vetëm në filma. Me Kristianon që shënoi 14 penallti sezonin e shkuar, kush do të ishte i lumtur të hiqte dorë nga një burim kaq i çmuar golash? Mesi do ta bënte me kënaqësi furnizuesin e golave të CR7, por a do të pranonte argjentinasi të mos ishte protagonisti kryesor në fushë?
https___www.si.com_.image_MTc0NTQ0NTAyNTUwMTc3Nzgy_andrea-pirlo-juventus-manager
ROLI I PIRLOS – Ka disa pyetje që Pirlo duhet t’u përgjigjej. Ai do të ishte pa dyshim trajneri më i privilegjuar në historinë e futbollit dhe një ditë do të krenohej se do t’i kishte stërvitur të dy. Ai mund të ishte çfarë Zidan ishte për Kristianon dhe Guardiola për Mesin. Një presion i tillë në sezonin e tij të parë në Torino do të ishte asfiksues, por jo ajo që ai kishte imagjinuar kur mori drejtimin e rezervave të klubit. Por fatmirësisht ose fatkeqësisht për të, një gjë e tillë tani për tani është vetëm fantamerkato.

Related posts

PUBLIKON LETRËN EMOCIONUESE/ Mancini: Do të përdorim të gjitha minutat për të nderuar vendin tonë

Delo.autor

ARRIN AKORDIN ME INTERIN/ Ja sa do të jetë paga e Godinit tek “Zikaltërit”

Delo.autor

E BUJSHME/ CONTE refuzon REALIN, pret ofertën e kësaj skuadre të madhe

Isa.Autor

Leave a Comment