Futboll Seria A

“I çmueshmi” Hysaj, tifozët e Napoli-t e surprizojnë

Elseid Hysaj është kthyer në një lojtar shumë të rëndësishëm për ekipin e Napoli-t. Ai është i domosdoshëm për skemat e trajnerit Maurizio Sarri që e mori atë nga Empoli. Paraqitjet e mira të Hysajt kanë bërë që të kthehet në një ndër lojtarët e preferuar të tifozëve napolitanë.

“Napoli ka marrë një fenomen, por askush nuk e thotë këtë gjë: Elseid Hysaj është i  jashtëzakonshëm. Ai është vetëm 23-vjeç, çfarë kampioni! Luan si të ishte veteran. Mario Rui po bën mirë në krahun e majtë, por Hysaj është i mrekullueshëm. Jam i çmendur për të”, – thotë një tifoz i Napoli-t, në emisionin “Kiss Kiss Napoli”, i drejtuar nga Paolo Del Gen-i.

Drejtuesi i emisionit nuk e kundërshtoi tifozin dhe konfirmoi fjalët e tij: “Ka potencial të madh edhe në Bergamo zhvilloi një ndeshje të madhe”, – u shpreh drejtuesit Paolo Del Gen-i. /EDS

Related posts

NISI INTERESIMI 4 MUAJ PARA/ “Dardanët” mezi presin sfidën me Anglinë, ja numri i biletave

Delo.autor

PIKA E DOBËT/ “Luanët” e Anglisë kanë 9 muaj që stërviten për penalltitë

Delo.autor

RIKTHEHET TEK GOLI PAS 15 MUAJSH/ Asist me thembër nga Matuidi, Cuadrado finalizon dhe qetëson Juventusin (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment