Futboll Sport

TRAJNERI GJERMAN KUNDËR GUARDIOLËS/ Felix Magath: Fitoi Messi, pse s’fitoi Pepi me Bayernin e Manchesterin?

Ish-trajneri gjerman, Felix Magath, që ka drejtuar Bayern Munchen dhe Wolfsburg, në një intervistë për Sport Bild ka folur në lidhje me brezin e artë të Barcelonës. Ai mendon se nuk ka qenë fitorja e trajnerit Pep Guardiola, por e Leo Messit.

“Ishte Messi që ka fituar titujt jo Guardiola. Pa atë, sistemi i Barcelonës nuk do të funksiononte kurrë aq mirë sa në kohën e Pep Guardiolës. Receta e Pep? Nëse do të ishte për punën e tij duhej të fitonte Championsin me Bayernin dhe City para shumë kohësh.

“Ai fitoi sepse Messi ndryshonte fatin e ndeshjes. Për fansat, të mbash topin dhe ta pasosh gjithë kohës është e mërzitshme. Një sistem i tillë funksionon vetëm nëse ke futbollistë teknikisht superior”, – tha ai.

Related posts

DERBI ME PARTIZANIN/ Alban Tafaj: Ka ardhur momenti i Tiranës, ja ku çalon klubi

Isa.Autor

CHELSEA-SHEFFIELD/ “Blutë e Londrës” kërkojnë fitoren për të ngritur në vendin e katërt (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

REALIZOI DOPIETË KUNDËR MAQEDONISË/ Mesfushori Wijnaldum kalon Van Basten dhe hyn në historinë e Holandës

Delo.autor

Leave a Comment