Futboll Premier League

Krisja e madhe, tifozët duan të heqin statujën e Henry-së

Ka luftë të hapur midis tifozëve të Arsenalit dhe një prej legjendave të ekipit, Thiery Henry.

Gjithçka ka të bëjë me largimin e kilianit te Manchester United dhe me një këshillë të dhënë sipas tij nga francezi.

Në një mesazh të dërguar për fansat e “topçinjve” ai shkroi:

“Unë kujtoj si sot një bisedë që pata me Thiery Henry-në, një nga lojtarët që ka bërë historinë tek Arsenali. Ai e ndryshoi klubin për të njëjtën arsye dhe sot është radha ime”.

Por ky pohim u konsiderua si tradhti nga shumë prej fansave anglezë të cilët kërkuan që Henry-së t’i hiqet edhe statuja përpara stadiumit “Emirates”.

Francezi reagoi menjëherë dhe mohoi që ta ketë këshilluar kilianin që të largohet nga klubi. Madje ai as që e dinte që Sanchez-i do të bëhej pjesë e rivalëve të Manchester United dhe e mësoi këtë gjë, kur e pa në mediet britanike.

Henry qau kur në 2011 u zbulua statuja e tij e ngritur për të nderuar rolin e jashtëzakonshëm në historinë e klubit.

Related posts

Totti: Messi është më i miri në botë, por mos i tregoni Ronaldos

Q.Autor

PARTIZANI-QARABAG/ “Demat” të pa fat, ja 3 raste të arta për shënim (VIDEO)

Delo.autor

EMOCIONUESE/ VDIQ në aksident me helikopter, klubi nderon në mënyrë MADHËSHTORE presidentin

Isa.Autor

Leave a Comment