Futboll Premier League

Conte: Kurrë nuk e kam kërkuar Jamie Vardy në “Stamford Bridge”

Chelsea mendohet të jetë i interesuar për të shtuar një sulmues në janar, me Michy Batshuayi duke kërkuar një huazim, por Antonio Conte këmbëngul se ai kurrë nuk ka kërkuar një transferim të Jamie Vardy nga Leicester City.

Vardy është padyshim sulmuesi më i rëndësishëm i Leicester, teksa e ndihmoi klubin e tij të fitojë një titull të Premier League në sezonin 2015-2016, nën drejtimin e Claudio Ranierit, duke shënuar 24 gola këtë sezon.

Ndër të tjera Conte tha se: “Jo, sinqerisht nuk kemi folur për të, por përsërisim që po flasim për një lojtar me të vërtetë të mirë”

“Sigurisht që Vardy është një lojtar me të vërtetë i mirë, por nuk më pëlqen të flas për lojtarët e ekipeve të tjera. Unë e vlerësoj shumë këtë lojtar, sepse është me të vërtetë i mirë. Vardy luan për ekipin kombëtar dhe po shënon me rregullsi në këtë kampionat”.

Related posts

MOURINHO E DO TEK MAN UNITED/ Ja plani i fundit i INTERIT për MILAN SKRINJAR

Isa.Autor

Bayern në telashe, Manchester United dhe Chelsea insistojnë për yllin e bavarezëve

Sadik.Autor

PARA NDESHJES NDAJ ARSENAL/ Matteo Darmian: Jam i lumtur që po luaj tek Manchester United, më mungon shumë…

Isa.Autor

Leave a Comment