Kategoria Superiore Shqipëri

Dy “anonimë” në provë tek skuadra e Partizanit (EMRAT)

Faza përgatitore e Partizanit në Antalia po shoqërohet edhe me testime të shumta në radhët e skuadrës. Të kuqtë kanë disa prioritete për të realizuar në ditët e mbetura të merkatos së dimrit, ku gjetja e një sulmuesi “pykë” mbetet prioritet.

Për të plotësuar këtë boshllëk, “demat” kanë hapur audicionet, por klubi po bën të pamundurën që të mos japë emrat e lojtarëve që kanë mbërritur për provë.

Në këtë rast arsyet pse klubi e bën këtë gjë janë dy: i druhen faktit se mund të kenë interferime nga rivalët, ose lojtarët janë anonimë dhe u vjen turp të bëjnë publike emrat e aspirantëve.

Por dje “Panorama Sport” ka zbuluar edhe emrat e dy sulmuesve të tjerë, që prej ditësh kanë nisur provën me “demat”. Pikërisht bëhet fjalë për 19- vjeçarin Kristofer Japson dhe Granit Sherifin.

Për Kristofer Japson është e vështirë të gjesh të dhëna, ndërsa Granit Sherifi është një sulmues që vjen nga liga e tretë në Suedi.

24-vjeçari kosovar me pasaportë suedeze, në sezonin e fundit ka qenë pjesë e skuadrës së Rosengardit, ku është aktivizuar në 22 ndeshje, ku ka shënuar edhe katër gola.

Në dhjetor Sherifi u stërvit për disa ditë me Lushnjën, por nuk gjeti akord financiar. Japson, Sherifi dhe Fall vijojnë testimin dhe, sipas thënieve të trajnerit Starova, pas ndeshjes së djeshme, i bie që miqësorja e 15 janarit të jetë prova e së vërtetës për këta lojtarë.

Related posts

MBROJTJA E PARTIZANIT “FUT UJË”/ Ja lojtarët që do të jenë pa kontratë këtë verë

Delo.autor

“KLUBI KA NJË PROJEKT PËR TË ARDHMEN”/ Mbrojtësi Sofranak karikon blutë: Dinamo luan për trofe

Delo.autor

SHUHET BASHIM FINO/ Presidenti i Partizanit mesazh: Humba një mik të çmuar, u largua njeriu me të cilin…

Delo.autor

Leave a Comment