Futboll Ligue 1 Premier League

Conte pranë lëvizjes surprizë, gjigandi francez përgatit ofertën ‘joshëse’ për të

Kryesuesit e Ligue 1, Paris Saint-Germain, po përgatisin një ofertë të majme për të nënshkruar me trajnerin Antonio Conte verën e ardhshme. Ndërkohë që Chelseaështë aktualisht i katërti në Premier League, ka pasur zëra se ka pakënaqësi ndërmjet stafit të Chelsea-t dhe Conte-s dhe ndërsa italiani ka thënë se ka një mundësi që ai të mund të largohet, ai duket i vendosur të vazhdojë deri në fund të sezonit.

“Sky Sport” shkruan se Conte do të largohet nga Chelsea në fund të sezonit dhe PSG ka filluar kontaktet për ish-juventinin. Bisedimet mes dy palëve tashmë janë intensifikuar dhe francezët thuhet, se po përgatisin ofertën e tyre të parë për teknikun italian.

Një kthim në Itali duket kompleks tani, me AC Milan që ka shfaqur vazhdimisht interes për të, por kurrë nuk ka bërë një ofertë konkrete. E njëjta gjë edhe kombëtare italiane, edhe pse ka interes ndaj tij, oferta ka munguar për 48-vjeçarin.

Related posts

ËSHTË ZYRTARE/ Jo vetëm merkato fushe, Milan kthen legjendën e portës… (FOTO)

Delo.autor

I PANDALSHËM/ Pas 14 minutash lojë, Messi ndëshkon Eibar me një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

DUKE QËNDRUAR NË STOL/ Kamerat zbulojnë Iscon: Ja pse nuk luaj te Real Madrid

Delo.autor

Leave a Comment