Futboll Premier League

Conte sulmon Mourinhon: Është një hipokrit!

Një duel verbal zhvillohet prej kohësh mes Antonio Contes dhe Jose Mourinhos, që tashmë shënon një tjetër raund. Pas fitores që Manchester United shënoi në Fa Cup vetëm një ditë më parë portugezi bëri një deklaratë thumbuese në drejtim të italianit 48-vjeçar.

Unë nuk jam akuzuar kurrë për ndeshje të trukura u shpreh Mourinho duke insinuar skualifikimin e Contes në vitin 2012. I menjëhershëm ka qënë edhe reagimi  i trajnerit të  Bluve të Londrës i cili e quan Mourinhon, një njeri të vogël.

“Kur ka komente të këtij niveli e të kësaj natyre, të cilat kanë si qëllim të diskriminojnë dhe fyejnë tjetrin pa ditur e njohur të vërtetën atëherë shpjegimi është se ato vijnë nga një njeri i vogël. Unë kështu e mendoj, ndoshta Mourinho ka qënë i tillë edhe në të kaluarën, i vogël në të shkuarën dhe në të tashmen dhe ndoshta do të jetë i tillë edhe në të ardhmen. Më kujtohet episodi kur ofendoi Ranierin për anglishten e tij e më pas kur u shkarkua veshi fanellën e tij, Mourinho është një njeri fals. Hipokrit!”.

Me këtë instensitet replikash mes palëve i sigurtë është fakti se edhe Mourinho nuk do të qëndrojë i heshtur.

Related posts

PAMJE EMOCIONUESE/ UEFA i kushton një video fantastike “Air Albania Stadiumit” (VIDEO)

F.autor

SINJALE POZITIVE/ Njeriu i titullit kampion pranë rinovimit me Milanin

F.autor

SHQIPËRIA merr mesazh nga HEROI i Beogradit, Ballist MORINA emocionon shqiptarët: Gëzuar 4 vjetorin! (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment