Futboll La Liga Sport

“ISHA BOS I LAGJES…”/ Boateng rrëfen çmenduritë e adoleshencës

Me kalimin e viteve vjen edhe pjekuria. Dhe kur arrihet mosha 32 vjeç, për një futbollist është momenti për të menduar për të ardhmen. Për këtë arsye, Kevin-Prince Boateng i ka idetë mjaft të qarta: dëshira e tij është të bëhet menaxher dhe këtë e ka thënë më shumë se një herë.

Gjithsesi, transferimi te Barcelona e Messit e detyron të mendojë për të tashmen. Për “Clasico”-n me Real Madrid dhe Champions League-ën që po afron,  por edhe për të kaluarën. Dhe ish-lojtari i Milan-it dhe Sassuolo-s ka folur për rininë e tij në një intervistë të dhënë për “La Vanguradia”. Flitet për ushqim, para, por edhe racizëm. Dhe si gjithmonë, Boateng nuk është kurrë banal.

BOS – Një adoleshencë e kaluar në Wedding, periferi e Berlinit e mbipopulluar nga emigrantët. Një zonë ku duhej të rriteshe menjëherë. Fatmirësisht, Boateng gjeti topin… “Kam qenë i çmendur në rininë time. Në moshën 18 vjeç isha bosi i lagjes, sepse isha ai që kishte paratë”, ka thënë mesfushori.

Nga ana tjetër, Prince ishte bërë pjesë e ekipit të parë të Hertha Berlin në 2004-ën, kur ishte 17 vjeç. “Më pas u bëra me djalë dhe nëse nuk piqesh shpejt, nuk mund të luash me ekipe si Milan dhe Barcelona”. Historia e Boateng është një histori suksesi, por në mes janë shumë skuadra dhe shumë histori të veçanta. Sepse pjekuria nuk mund të vijë brenda natës.

USHQIMI – Në moshën 20 vjeç, Boateng e ka parë veten në Londër, duke luajtur me Tottenham. Një qytet i mbushur me mundësi, që për një djalosh mund të jetë një thikë me dy presa. “Tani peshoj 83 kg, por kam arritur deri në 95. Në Londër isha 20 vjeç dhe në atë moshë mendon vetëm për të festuar. Dhe, për rrjedhojë, ushqehesha keq… . Kur je i ri nuk e ke problem nëse nuk luan, sepse ke para dhe miqtë të thonë se je një fenomen”.

Më mirë t’i shmangesh këtyre problemeve, por një problem që nuk e shmang dot është racizmi. Këtë e ka treguar edhe episodi në Busto Arsizio me fanellën e Milan-it. Një moment që akoma i shkakton dhimbje Boateng-ut. Po nëse do të ndodhte përsëri? “Për mua është gjithçka e qartë. Nëse më ndodh përsëri, do të largohem nga fusha dhe do t’i kërkoj ekipit të dalë me mua”. Sepse Boa është pjekur.   Bota e futbollit, ndoshta akoma jo.

Related posts

PARTIZANI-VLLAZNIA/ “Demat e Kuq” do të kërkojnë fitoren për të rihapur kampionatin (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Transferimi i Hysajt kthehet në telenovelë, menaxheri tregon lëvizjet e reja

Sadik.Autor

SHANS I MADH PËR LOJTARIN E TIRANËS/ Reja e grumbullon në Kombëtare për herë të parë

Delo.autor

Leave a Comment