Kategoria Superiore Shqipëri

Partizani drejt Antalias, “skarcohen” tre senatorët e kuq

Partizani ka udhëtuar drejt Antalias, për të zhvilluar atje përgatitoren e dimrit. Mirëpo, çudia më e madhe ka qenë lënia jashtë liste e tre “senatorëve” të kuq.

Fjala është për Vilën, Krasniqin, Malotën, Xhixhiua dhe Adorjan. Lojtarët në fjalë janë “skarcuar” nga drejtuesit e klubit, nisur nga paraqitja e tyre në gjysmën e parë të sezonit. Duke parë këto largime, por edhe të tjera më herët, trajneri Sulejman Starova ka bërë thirrje për përforcime.

Mbetet të shihet se çfarë do të bëjnë drejtuesit e rinj, me në krye drejtorin Olsi Rama, i cili duket se e ka nisur me dorë të hekurt, pa kursyer as ata lojtarë që konsideroheshin të paprekshëm. Një sinjal i qartë edhe për të tjerët, që duhet të zgjohen, të japin maksimumin për fanellën e kuqe, ose “sita” i nxjerr jashtë loje.

Related posts

NDOQI DERBIN NDAJ TIRANËS NGA TRIBUNA/ Sulmuesi i ardhur me bujë jashtë planeve të Partizanit

Delo.autor

FITIME REKORD/ Stadiumi “Air Albania” i tejmbushur ndaj Polonisë. Shiten 22 mijë bileta, FSHF arkëton shumën stratosferike

Delo.autor

SHQIPËRIA FITON/ Broja fenomenal mposht me një PERLË Hungarinë

Delo.autor

Leave a Comment