Futboll Premier League

Crystal Palace nis bisedimet me Inter për Eder

Drejtuesit e Crystal Palace ndodhen në Itali për Eder, sipas raporteve të ndryshme, kështu që Inter ka rritur interesin për Daniel Sturridge të Liverpool.

Zikaltrit janë duke operuar nën rregullat strikte të Fair Play Financiar, kështu që nuk mund të bëjnë blerje përfundimtare në janar.

Image result for eder icardi

Tani Sky Italia raporton se Palace ndodhet në Itali për të arritur një marrëveshje për Eder, me drejtorin Dougie Freedman të përfshirë.

Marrëveshja do të ishte rreth 10 mln euro, por nuk është e qartë nëse është një blerje apo një huazim me të obligim blerje. Trajneri Roy Hodgson ka kaluar dy periudha tek Inter, dhe mbetet një personazh i njohur në San Siro.

Image result for sturridge

Nëse lojtari i përfaqësueses italiane shkon në Selhurst Park, Sky raporton se Inter do të hidhet në sulm për Sturridge.

Sulmuesi anglez nuk është pjesë e planeve të Klopp, dhe mund të mbërrijë në formë huazimi.

Related posts

“EC ATY SHQIPE”/ I dha pasaportën shqiptare, Rama konfirmon transferimin e Zhegrovës tek Juventus

F.autor

MBROJTJE “BARELINË”/ Konte do ndihmë nga Shkriniar. Trajneri studion planin për prapavijën

Delo.autor

Wenger i befason të gjithë pas humbjes në finale të Kupës

Q.Autor

Leave a Comment