Futboll Seria A Sport

SERIE A NË RREZIK? Negociata mes Kryeministrit Draghi dhe kreut të Lega-s: Mund të luhet edhe pa…

Situata e futbollit italian në një moment kaq delikat të pandemisë ka shqetësuar edhe qeverinë. Gjatë një bisede telefonike mes kryeministrit Mario Draghi dhe presidentit të Federatës së Futbollit, Gabriele Gravina u diskutua mundësia për ndeshje me dyer të mbyllura apo me maksimum prej 5000 spektatorësh, por nuk u fol për një ndalesë të mundshme të kampionatit për dy javë, kohë në të cilën mendohet të arrijë kulmi i variantit Omicron.

Presidenti i Lega-s shpjegoi se si nga Seria B e poshtë pati një pauzë për të kuptuar se si të rifillohej ndërsa pritej që kontrolli i infektimeve të lirohet, por Seria A nuk mund të përballojë një ndalesë, qoftë edhe vetëm e përkohshme , duke pasur parasysh shifrat e përfshira dhe një kalendar që nuk e bën këtë.

Të njëjtat klube , në Asamblenë që u zhvillua sot, konfirmuan se duan të ecin përpara të vetëdijshëm se nëse situata nuk përmirësohet brenda 2-3 javësh, mund të duhet të kthehemi me dyer të mbyllura. Të gjitha çështjet që në mënyrë të pashmangshme do të trajtohen edhe të mërkurën në samitin e Qeverisë, Rajoneve dhe Serisë A për të “standardizuar rregullat dhe për të garantuar rregullsinë e kampionatit”.

Related posts

E BUJSHME/ Nuk ndihet i lumtur në Paris, Juventusi mendon sërish për Donarumën

Delo.autor

PRITET TË ARRIHET MARRËVESHJA/ 4 milionë euro në sezon deri në 2026, Milan hap negociatat me yllin

Delo.autor

Humbën në kampionat, por Ilir Daja nuk neglizhon

Sadik.Autor

Leave a Comment