Futboll Seria A Sport

ËNDRRA “BENZEMA” DHE NJË “BLIC” NË TURQI/ Presidenti i Milanit hap portofolin për merkaton e janarit

Dëmtimet, skuali fikimet e ndon jëherë edhe nevoja për energji të freskëta bëjnë që Milani të projektojë afrimin e një sulmuesi në merkaton e janarit. Pas Zlatan Ibrahimoviçit dhe Aleksandre Patos, emri i ri që përflitet për një kalim te kuqezinjtë është ai i Karim Benzemasë.

Francezi po kalon një moment të mirë te Reali i Madridit, por dëshira për të ngritur edhe më tej nivelin e sulmit në skuadër, ka shtyrë Florentino Perezin të mendojë për një zëvendësues, që garanton më shumë gola dhe ka moshën nga ana e tij. Duke dashur të blejë Mauro Ikardin që në janar, numri 1 i “Los Blancos” mund të sakrifikojë pikërisht Karim Benzemanë. Pikërisht në këtë pikë futet edhe “Djalli”.

Fondi “Elliott” dëshiron t’i dhurojë Xhenaro Gatuzos një sulmues me cilësi të larta, ndaj po përgatitet të bëjë gati një çek prej 65 milionë eurosh vetëm për të bindur drejtuesit madrilenë.

1200px-The_Global_Financial_Context_Paul_Singer

Amerikanët kanë menduar edhe për bomberin, të cilit do t’i garantojnë të njëjtën pagë si në Madrid, teksa ardhja e tij do të rriste nivelin e sulmit kuqezi, por edhe konkurrencën në repart. Rreziku që Perez ta shkëmbejë me Ikardin është i lartë, ndaj raportohet se drejtuesit e Milanit kanë nisur që tani kontaktet me homologët në kryeqytetin spanjoll, me qëllimin për t’i bindur ekonomikisht.

PRAPAVIJA – Nevojat në ekipin e Xhenaro Gatuzos prekin të tria repartet, ndaj edhe në prapavijë do të vihet dorë. Me vetëm dy qendërmbrojtës në grup, në “Milanello” nuk duan të shpresojnë te riaftësimet e Kaldarës dhe Muzakios, ndaj po mendohet edhe për Ozan Kabak, mbrojtësi 18-vjeçar i Gallatasarait.

2142724_810x458

Djaloshi u pëlqen shumë klubeve europiane, ndaj një blic në Stamboll mund të shërbente për të befasuar konkurrencën për kartonin. Verdhekuqtë e Turqisë, duke njohur interesin për mbrojtësin, kanë paracaktuar edhe çmimin e tij, duke e cilësuar si të pashitshëm për një ofertë nën 20 milionë euro.

Related posts

LIVE/ Manchester City-Tottenham, nis sfida magjike në “Etihad Stadium”

Delo.autor

Legjenda e “Etihad” paralajmëron City-n: Kujdes nga Mourinho! Do të jetë i inatosur

Sadik.Autor

Chelsea dhe Manchester United në garën për yllin e Tottenhamit

Sadik.Autor

Leave a Comment