Futboll Premier League

Çudia tek Arsenal, Mkhitaryan do të luajë me dy numra të ndryshëm

Blerja e re e Arsenal Henrikh Mkhitaryan do të ketë dy numra të  ndryshëm skuadre për pjesën e mbetur të sezonit, për shkak të rregullave të UEFA-s në Europa League.

Mkhitaryan iu bashkua Topçinjve të hënën në shkëmbim të Alexis Sanchez i cili shkoi te Manchester United, dhe i është dhënë numri i lënë bosh nga kiliani, pikërisht numri 7.

Por, armeni nuk mund ta veshë numrin shtatë në Europë, pasi Sanchez e ka përdorur atë numër këtë sezon.

“Henrikh Mkhitaryan do të veshë fanellën me numrin 7 në Premier League – por do të veshë një numër tjetër në Europa League,” shkruhet në një komunikatë zyrtare të klubit.

“Numri 7 është lënë i lirë nga Alexis Sanchez këtë muaj por, për shkak se sulmuesi e ka veshur gjatë fazës së grupeve në fitoren ndaj FC Koln në shtator, rregullorja e UEFA-s tregon se Mkhitaryan duhet të veshë një numër tjetër për pjesën e mbetur të Europa League.”

Numri i ri i Mkhitaryan do të konfirmohet nga klubi së shpejti.

Related posts

SHQIPËRI-HUNGARI/ Vata: Kjo është ndeshja vendimtare për “Kuqezinjtë”. Ja e vërteta me Kumbullën…

Delo.autor

SITUATË ALARMANTE PËR VALVERDEN/ Barcelona me probleme për finalen e “Coppa del Rey”, ja lista (FOTO)

Delo.autor

NIS SEZONIN ME TROFE/ Chelsea, superkampion i Europës

F.autor

Leave a Comment