Futboll Premier League

Perimer League/ Gjashtë transferimet më të mira, me kosto më të ulët gjatë Janarit

Afati kalimtari i janarit mbetet më i vështiri për klubet e futbollit që kërkojnë ta përforcojnë skuadrën.

Duke parë çmimet dhe spekulimet e njëpasnjëshme, shuam lojtarë që vijnë në janar nuk arrijnë të japin më të mirën.

Antonio Conte mbetet një nga ata që po kërkojnë transferime këtë afat, por ende nuk po gjen lojtarët e duhur.

 Transferimi më i frytshëm i janarit te Chelsea mbetet Gary Cahill.

Më poshtë e gjeni një listë prej gjashtë transferimeve më të mira në Ligën Premier.

1.John Stones – Nga Barnsley te Everton – 3 milionë funte

Mbrojtësin John Stones u ble nga Barnsley në ditën e fundit të afatit kalimtar në vitin 2013 për 3 milionë funte.

Pastaj ai u shti për 50 milionë funte te Manchester City në vitin 2016. Nuk është keq të fitohen 47 milionë funte.

 2.Ben Mee – Nga Manchester City te Burnley  

Njëjtë si Stones, Ben Mee po ashtu ble në janar.

Ai është duke kaluar një sezon impresiv me Burnleyn.

3.Danny Drinkwater – nga Manchester United te Leicester City –  810 mijë funte 

Leicester City e kishte ofruar Danny Drinkëaterin në vitin 2012, që doli një lëvizje shumë e mençur.

Chelsea këtë verë e bleu për 35 milionë funte.  Në King Power Stadium ai bëri historinë duke e fituar titullin.

4.Jermain Defoe – Nga Toronto te Sunderland – Transferim i lirë   

Sunderland e mori Jermain Defoe si transferim i lirë.

Në dy sezone e gjysmë ai ka arritur të shënojë 34 gola.

5.Mikel Arteta – Nga Real Sociedad te Everton –  2 milionë funte

Në janar të vitit 2005, Evertoni arriti ta marr Mikel Arteta nga Spanja.

Ai u kthye në një prej lojtarëve më të mirë në kampionat, duke fituar edhe shumë çmime individuale.  Ai pastaj kaloi te Arsenali.

6.Gary Cahill – Nga Bolton te Chelsea – 7 milionë funte

Gary Cahill kaloi te Chelsea në vitin 2012 nga Bolton.

Isht Andre Villas-Boas ai që e kishte marrë në Stamford Bridge.

32 vjeçari sot është kapiten i klubit dhe e ka fituar Ligën e Kampionëve.

Related posts

FESTON 24 VJETORIN/ Ja dhurata që i bën Inzaghi për ditëlindje Valon Berishës (FOTO)

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Raundi i parë eliminator 2018-2019, rreziku “Shkëndija” për Skënderbeun ose Kukësin

Sadik.Autor

Kaos në kampin argjentinas, lojtarët vendosin kush luan kundër Nigerisë

Sadik.Autor

Leave a Comment