Kategoria Superiore Shqipëri

Cungu: T’i mbyllim derën politikës, kam refuzuar Skënderbeun

Armando Cungu pranon se ka humbur një shans në verën e vitit 2016, teksa ka refuzuar Skënderbeun për të vazhduar kontratën me Vllazninë si trajner.

I ftuar dje në emisionin “Zona Gol” në “SuperSport”, shkodrani foli për ofertat që ka pasur, si dhe zgjedhjet në FSHF.

OFERTAT – “Drejtues të caktuar te Partizani kanë shprehur dëshirën, por nuk ka pasur asgjë zyrtare. Nuk kam pasur asnjë komunikim me presidentin e Partizanit. Përveç klubit kosovar, Trepça ’89, kam pasur telefonata nga dy drejtues të ekipeve në Superiore.

Klubet nuk dua t’i përmend, por di të them se një prej tyre është me shumë personalitet dhe kandidat për Kupat e Europës. I falënderoj drejtuesit e tyre, por e pashë të arsyeshme të mos pranoja ofertat. Objektivat e tyre ishin të larta dhe m’u dukën jo të përshtatshme për të marrë përsipër diçka që nuk bëhet.

Cungu

Në verën e 2016-ës më bëri ofertë Skënderbeu, por preferova t’i qëndroja besnik Vllaznisë. Nuk e shfrytëzova këtë shans, por tani nuk i dihet se kur do të vijë më. Nuk jam një trajner që i bie telefonit të çdo presidenti të Superiores dhe t’u them: ‘më merrni mua’. Jo gjithçka varet në dorën time, ndoshta duhet të kisha një menaxhim më të mirë. Nëse do të afrohej një ekip serioz me shumë ambicie, edhe mund të pranoja tani në janar. Në të kundërt, do të pres verën. Jam lodhur me klubet që kanë luftuar për mbijetesë”, ka thënë Cungu.

Cungu

ZGJEDHJET – Trajneri e cilëson shokuese deklaratën e kandidatit për zgjedhjet në FSHF, Bashkim Fino, lidhur me shoqatat. Cungu del hapur në mbështetje të Armand Dukës, ashtu siç kanë bërë edhe bashkëlojtarë të tij, si Edi Martini dhe Armir Grima.

“Më duket një fushatë aspak normale sa i përket emrit të futbollit. Nuk ka qenë ndonjëherë familja e futbollit në të tilla kushte, me deklarata të forta apo kërcënime direkte sa u përket anëtarëve që do të zgjedhin presidentin e FSHF-së. Tonaliteti dhe gjuha e përdorur nga kandidati Fino më kanë shqetësuar.”

cungu

“Deklarata që njerëzit të futen në burg më duken të papërshtatshme. Ne duhet të krenohemi me futbollin dhe artistët sepse ata janë fytyra e një Shqipërie tjetër, që di t’i bëj gjërat mirë. Politika shpesh na ka nxirë fytyrën dhe të vjen zor ndonjëherë kur kalon kufirin. Kur një kandidat si zoti Fino bën deklarata kërcënuese është turp.”

“Politika tenton të fusë duart në sport, ky është fundi i botës. Duhet t’ua mbyllim derën këtyre gjërave. Nuk e di se çfarë krimi kanë bërë breza futbollistësh për të shkuar në gjykata. Të thuash fantazmë për shoqatat duke iu referuar asaj në Shkodër, ku stërviten 1 mijë fëmijë, nuk di çfarë të them”, përfundoi trajneri shkodran.

Related posts

ÇUDIRA SHQIPTARE/ Dinamo dhe Partizani stërviten në një fushë. Daja lë ekipin të presë

Delo.autor

SHËNOI SUPER GOL ME FANELLËN E KONIASPOR/ Mesfushori Çekiçi: Kontrolluam lojën, forca jonë është…

Delo.autor

TËRBOHET SHQIPTARI/ Lojtari i NJOHUR nuk përmbahet ndaj arbitrit : Duket që është ROP*IRË (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment