Kategoria Superiore Shqipëri

Daja: Dua përforcime në mesfushë dhe sulm, kampionati është ende…

Ilir Daja nuk e quan të mbyllur çështjen e titullit në Kategorinë Superiore, edhe pse ka një diferencë të madhe pikësh me ndjekësit, pasi u shpall Kampion Dimri. Në një intervistë për “Tv Klan”, trajneri i korçarëve flet për vitin e Skënderbeut, si dhe për skuadrën në vazhdim.

 

“Ishte një arritje e madhe personale dhe për ekipin. Këtë vit bëmë historinë edhe në Europë ku u paraqitëm mirë pa qenë inferior ndaj askujt. Kemi një diferencë pikësh që na jep një farë qetësie, por gjithsesi kampion i dimrit nuk do të thotë që jemi kampion i edicionit. Mesfusha dhe sulmi duhen përforcuar, por nëse nuk do të kemi largime e përballojmë dhe lojtarët aktual” – përfundoi Daja.

Related posts

LIVE/ E pabesueshme, Tirana me 10 lojtarë kalon në avantazh ndaj Kukësit

Q.Autor

“PRESIDENTI TAKAJ NA KA DHËNË BESIM”/ Flet kapiteni Dita pas fitores: Do të jap maksimumin…

Delo.autor

NJË STADIUM I MBUSHUR PLOT/ U shitën bileta jashtë kapacitetit, ja sa arkëtoi Tirana nga derbi

Delo.autor

Leave a Comment