Futboll Kategoria Superiore Sport

PARTIZANI-FLAMURTARI/ Trajneri Sormani kërkon serinë e rezultateve pozitive (FORMACIONET ZYRTARE)

Do të startojë në orën 17:00, sfida mes Partizanit dhe Flamurtarit e vlefshme për javën e 21-të të Kategorisë Superiore.

Skuadra e Adolfo Sormanit do të kërkojë të vijojë serinë e rezultateve pozitive pas triumfit ndaj Luftëtarit në transfertë. Përballë ka një skuadër me shumë probleme, e cila duket e rënë nga kategoria.

Për sa i përket formacioneve zyrtare, tekniku italian ka preferuar të bëjë vetëm 1 ndryshime, duke preferuar nga minuta e parë Ferhatin, teksa është ulur në stol kosovari Broja.

FORMACIONET ZYRTARE:

PARTIZANI: Hoxha, Idrizaj, Bitri, Belica, Trashi, Telushi, Ferati, Cordeiro, Çinari, Bardhi, Solomon. Trajner: Adolfo Sormani

FLAMURTARI: Moçka, Pjeshka, Nebihu, Qarri, Hoxhaj, Rrapaj, Vrapi, Kreshpa , Haruni, Diamanti, Ribaj. Trajner: Marcelo Troisi

Related posts

ZVICËR-SPANJË/ Xherdan Shaqiri dhe Xhaka startojnë kundër “La Roja-s” (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

REFUZOI FTESËN E SHQIPËRISË/ Kush është mesfushori Bajrami, futbollisti nga Tetova në pronësi të Juventus

Delo.autor

UEFA HETON JUVENTUS/ Merr dokumente të reja nga Prokuroria e Torinos

F.autor

Leave a Comment