Të tjera

Dana White: Nëse McGregor vendos të rikthehet në shtator, do t’i heqim titullin

Rikthimi i Conor McGregor në kafaz po vonon dhe gjasat janë që kampioni i botës në peshën e lehtë të mos duelojë dhe të mbrojë titullin brenda verës së këtij viti edhe pse i është rikthyer stërvitjes në palestër.

Kjo situatë ka irrituar pa masë presidenti i arteve marciale mikse, Dana White, që përmes një mesazhi ka deklaruar se irlandezit do t’i hiqet titulli kampion bote. Deklaratë e ardhur pas zërave se McGregor mund të rikthehet në kafaz në shtator, periudhë që për UFC-në është shumë larg.

Ndaj Dana White mund të vendosë që përballja mes Tony Ferguson dhe Khabib Nurmagomedov, që pritet të zhvillohet në mars, të jetë jo më për titullin e përkohshëm, por për titullin kampion.

Conor ka thënë se synon të rikthehet në shtator, që do të thotë gati 2 vjet pas duelit të fundit. Por kjo nuk është e drejtë karshi të tjerëve. E dua Conor, e respektoj Conor, vlerësoj gjithçka që ai ka bërë për këtë sport, këtë gjë e dinë të gjithë dhe do ta them gjithnjë.

Por titulli kampion duhet të mbrohet, gjërat duhet të lëvizin dhe ai nuk mund ta mbajë peng atë kaq gjatë. Ne po punojmë për duelin mes Khabib dhe Tony, ndaj Conor duhet ta mbrojë sa më shpejt ndaj tyre, ose ata do të duelojnë për titull”, tha Dana White. Sfida e fundit e irlandezit në kafaz daton në nëntor të 2016-ës, në UFC-205, kur mundi Eddie Alvarez, ndërsa vjet zi zhvilloi një duel në boks me Floyd Mayweather, ku u mund më “KO teknik”.

Related posts

COVID-19/ Australia nuk do “Djokovic të tjerë”, yjet e Formula 1 paralajmërohen që tani se duhet të vaksinohen

Delo.autor

Bottas optimist: Makina e re Mercedes e përshtatshme për stilin tim

Q.Autor

MANOVRAT E PILOTIT/ Zbardhen detajet, pronari i helikopteri nuk kishte çertifikatë për…

F.autor

Leave a Comment