Futboll La Liga

Ronaldo fiton çmimin “Lojtari i Muajit” për dhjetorin

Sulmuesi i Real Madrid Cristiano Ronaldo është zgjedhur nga tifozët si lojtari më i mirë i muajit dhjetor.

Lojtari i përfaqësueses portugeze ka marrë trofeun e quajtur “Mohou Five Star Player” që jepet nga klubi i Real Madrid.

Cristiano është vlerësuar për paraqitjet e zhvilluara në muajin e fundit të viti 2017, ku ai mori pjesë në gjashtë ndeshje të Los Blancos. Ai shënoi pesë gola në ato ndeshje duke ndihmuar ekipin e tij të fitojë Kupën e Botës për Klube.

Ishin vetë tifozët e Real Madrid ata që zgjodhën fituesin, si çdo muaj, nëpërmjet votimit që u zhvillua në rrjetet sociale.

Gjithsesi, Ronaldo është duke kaluar sezonin më të vështirë që kur ka ardhur në kryeqytetin spanjoll dhe forma e gjithë skuadrës ka bërë të kuptohet më shumë rënia e tij.

Aktualisht Real Madrid ndodhet plot 19 pikë larg kryesuesve të Barcelona-s në La Liga.

 

Related posts

SUPERKUPA E FRANCËS/ Nuk ka vend për Mbappe në listën e PSG-së, ja arsyeja…

Delo.autor

YLLI BELG DREJT “BERNABEUT”/ “Blutë e Londrës” në negociata me Barcelonën për yllin…

Delo.autor

“DUAM QË…”/ Icardi: Inter në rrugën e duhur, por nuk jemi anti-Juve

F.autor

Leave a Comment