Albanian Stars Futboll

Dështon transferimi te Panathinaikos, Ergys Kaçe firmos sot me …

U fol shumë për një transferim të mesfushorit Egys Kaçe te skuadrat Panathinaikos dhe Planatias, por mesfushori i Kombëtares ka zgjedhur të transferohet në Qipro te skuadra e APOEL Nikosias.

Lajmi është konfirmuar nga mediat greke dhe 24-vjeçari pritet të firmosë sot me klubin e ri, shkruan panorama sport.

Shtatshkurti korçar vendosi të pranonte ftesën e trajneri Xhorxhios Dionis, i cili drejton skuadrën qipriotë. Në vitin 2012 ishte po ky trajner që afroi Kaçen tek ekipi i parë i PAOK-ut.

APOEL Nikosia mban vendin e dytë në kampionat, ndërsa mësohet se Kaçe do të jetë i huazuar nga skuadra greke.

Related posts

VENDIMET/ Disiplina gjobit Tiranën dhe Bylisin, Laska i Laçit përjashtohet 1 vit nga aktiviteti

F.autor

PO SHKËLQEN/ Mesfushori SHQIPTAR “MBRET” në Holandë, lë pas yjet e Ajaksit dhe PSV-së

Isa.Autor

Notat e fazës së parë/ Partizani SUPER, Skënderbeu bën detyrën. Tirana e Flamurtari…

Isa.Autor

Leave a Comment