Futboll La Liga

Di Maria: Më pëlqen të luaj me Messin, jashtëtokësorin

Ylli i Paris Saint-Germainit, Angel Di Maria, ka thënë se i pëlqen të luajë me Lionel Messin dhe se Argjentina është favorite për ta fituar Kupën e Botës për shkak se e ka Messin në ekip.

“Jemi kandidat për ta fituar Kupën e Botës sepse e kemi Messin. Prandaj është vështirë t’i bëjmë gjërat kur ai nuk është aty. Nuk diej se jam në listë për ‘Rusia 2018’. Sampaoli [trajneri i Argjentinës] ka qenë i qartë me ne duke thënë se vetëm Messi është në listë”, ka thënë Di Maria, transmeton Express.

Ai po ashtu e ka pranuar se do t’i pëlqente të luante me Messin edhe në ndonjë klub jo vetëm në Kombëtare.

“Më pëlqen të luaj me Messin. Është mirë të luash më të mirët, me jashtëtokësorë”, ka thënë ai për Fox Sports Radio.

Related posts

ASIST NGA 40 METRA/ Ergys Kaçe dhuron “MAGJI” në kampionatin grek (VIDEO)

Isa.Autor

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Inter arrin marrëveshjen me yllin e Udineses…

Delo.autor

“DO TA PRESIM VAN DAJKUN SI GRUAJA BURRIN NGA BURGU”/ Klop: Gjithçka ndodh për një arsye…

Delo.autor

Leave a Comment