Kombëtarja

Erdhi momenti, Shqipëria do të njohë kundërshtarët në Ligën e Kombeve

Këtë të mërkurë, duke nisur nga ora 12:00, në Lozanë të Zvicrës do të hidhet shorti i Ligës së Kombeve (Nations League), turneut më i ri i UEFA-s. Pasi janë përcaktuar ligat ku do të luajnë skuadrat dhe vazot në të cilat janë pozicionuar, nga përzieja e goglave do të mësohen kundërshtarët e Shqipërisë në këtë kompeticion, që do të zhvillohet çdo dy vjet dhe ku do të marrin pjesë të gjitha skuadrat europiane.

Pas vendit të tretë në kualifikueset e Botërorit 2018, Shqipëria do të niset nga Liga C në bazë të renditjes së UEFA-s. Kuqezinjtë janë në vazon e dytë, së bashku me Greqinë, Serbinë dhe Norvegjinë. Kundërshtarët e mundshëm të Kombëtares janë Hungaria, Rumania, Skocia dhe Sllovenia në vazon e parë; Mali i Zi, Izraeli, Bullgaria dhe Finlanda në vazon e tretë dhe Qipro, Estonia dhe Lituania në vazon e katërt.

Gjatë shortit, skuadrat do të ndahen në një grup me tre ekipe, ku do të jenë vetëm përfaqësueset e tre vazove të para dhe tre grupe të tjera me nga katër. Katër fitueset e secilit grup do të ngjiten në Ligën B, ndërsa katër ekipet e vendeve të fundit do të zbresin në Ligën D për edicionin e vitit 2020.

Gjithashtu, katër skuadrat me pozicionimin më të mirë në renditje dhe që nuk janë kualifikuar për finalet e Euro 2020, në muajin Mars do të luajnë në fazën “play-off” për të përcaktuar një biletë drejt Kampionatit Europian.

Liga A përbëhet nga 12 skuadrat më të mira kontinentale, mes të cilave Gjermania, Portugalia, Belgjika e Spanja në vazon e parë; për të vijuar me Francën, Anglinë, Zvicrën dhe Italinë në vazon e dytë dhe më tej me Poloninë, Islandën, Kroacinë dhe Holandën në vazon e tretë.

Edhe në Ligën B janë 12 skuadra të nivelit shumë të lart, nga Austria, Uellsi, Rusia e Sllovakia në vazon e parë; Suedia, Ukraina, Republika e Irlandës e Bosnja në vazon e dytë dhe Irlanda e Veriut, Danimarka, Republika Çeke dhe Turqia që pozicionohen në vazon e tretë të shortit.

Përsa i takon Ligës D, më e ulëta e turneut, aty janë 16 skuadra, me përfaqësuesen e Kosovës që do ta nisë shortin e vazon e katërt përkrah Andorrës, San Marinos dhe Gjibraltari, ndërsa kokat e grupit do të jenë Azerbajxhani, Maqedonia, Bjellorusia dhe Gjeorgjia.

Ndeshjet e fazës së grupeve të UEFA Nations League do të luhen prej muajit Shtator deri më Nëntor 2018.

Related posts

SPEKTAKOLARE/ Atmosferë elektrizuese në Shkodër, SKOCEZËT dhe SHQIPTARËT kërcejnë së bashku këngën e… (VIDEO)

Isa.Autor

ËSHTË ZYRTARE/ Kapiteni i Kombëtares firmos me Olimpiakos. Ja kontrata dhe rroga (FOTO)

Delo.autor

MONTENEGRO-ENGLAND/ “3 luanët” kalojnë në avantazh, shënon Rice

Delo.autor

Leave a Comment