Futboll La Liga

Diego Costa debuton me gol me Atleticon, por ndëshkohet me të kuq pas festës me tifozët (Foto/Video)

Diego Costa ka debutuar me gol në stadiumin e Atletico Madridit, pas transferimit të tij nga Chelsea.

Sulmuesi spanjoll u rikthye te Atletico në verë, por nuk mundi të zyrtarizohet si lojtar deri në janar pas dënimit nga UEFA.

Megjithatë, Costa arriti menjëherë të lë shenj për skuadrën e Diego Simeones, duke shënuar dy gola brenda javës së parë të vitit 2018.

I pari erdhi para disa ditëve në udhëtimin e tyre për Copa del Rey te Lleida, të cilët i mposhtën me rezultat 0-4, kur Costa shënoi golin e tretë të skuadrës.

Por, tani spanjolli ka gjetur menjëherë golin edhe në La Liga, pikërisht në ndeshjen e tij debutuese në Wanda Metropolitano.

Festa e Costat me tifozët pas golit të shënuar..

Costa ka shënuar për epërsinë 2-0 në ndeshjen e javës së 18-të të kampionatit spanjoll ndaj Getafes.

Goli i spanjollit erdhi nga afërsia në minutën e 68-të të ndeshjes pas një harkimi të saktë nga Sime Vrslajko.

Reagimi i Costas pas ndëshkimit!

Megjithatë, festa e tepruar me tifozët e skuadrës bëri që Costa të marr kartonin e dytë të verdhë, praktikisht të kuqin dhe të largohet nga loja po në këtë minutë.

Related posts

Manchester United, Carrick vendos të tërhiqet për shkak të problemeve në zemër

Q.Autor

“VITET KALOJNË…”/ Leo Messi sapo “theu rrjetin” me postimin me gruan vite më parë (FOTO)

F.autor

SEZON I PAZAKONTË/ Vite pritje, ja skuadrat që u shpallën kampionë pas shumë kohësh

Delo.autor

Leave a Comment