Futboll La Liga

VIDEO/ Atletico Madrid fiton ndaj Getafes, Costa shënoi dhe u përjashtua nga loja

Atletico e ka mposhtur 2:0 Getafen në “Wanda Metropolitano”, aty ku Diego Costa ia bëri sefte me fanellën e Atletico Madridit.

Diego Costa ka debutuar me gol në ndeshjen e parë në stadiumin e ri “Wanda Metropolitano” me fanellën e Atletico Madridit, ku djelmoshat e Diego Simeones fituan 2:0 kundër Getafes.

Angel Correa (18’), shënoi për 1:0, kurse Costa në minutën e 68’të shënoi për 2:0, duke u përjashtuar edhe nga loja me të kuq.

Costa golin e parë në stadiumin e ri vendosi ta festojë me tifozët, çka e shtyri gjyqtarin ta ndëshkojë me kartonin e dytë të verdhë, për ta përjashtuar me të kuq. Kartonin e parë te verdhë në ndeshje e kishte marrë gjashtë minuta para se të shënojë gol.

Me këtë fitore Atletico ka grumbulluar 39 pikë, gjashtë më pak se Barcelona, që nesër pret në Camp Nou Levanten.

http://www.dailymotion.com/video/x6cq2kt

 

Related posts

Real Madrid kërkon një mbrojtës krahu si alternativë për Marcelon, objektiv mbrojtësi i Dortmund

Sadik.Autor

CHAMPIONS/ Pas një pasimi nga Brathwaite, talenti Dest zhbllokon sfidën për Barcelonën (VIDEO)

Delo.autor

Milan inetersohet për mesfushorin brazilian

Sadik.Autor

Leave a Comment