Shqipëri

Duka: Kam sakrifikuar bizneset e mia për FSHF-në, nëse Fino bën premtime në emër të PS mund të bëjë 50 stadiume

Ndonëse gjatë vitit 2017 ka deklaruar vazhdimisht se po e mendon nëse duhet të kandidojë apo jo, presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka deklaruar set për “News 24” se nuk kishte pasur asnjëherë dyshime që do të kërkonte përsëri mandatin e pestë. Ai përveçse ka treguar arritjet e tij, ka shtuar edhe se për punën në FSHF, ka sakrifikuar bizneset e tij.

“Nuk kam pasur dilema për kandidimin, por kam respektuar rregulloren. Sipas statusit, 30 ditë para u shpall gara për kreun e FSHF. Për të mos cenuar rregullat unë i kam respektuar dhe kam pritur edhe reagimin e kolektivit që unë kam punuar. Kandididimi i Bashkim Finos nuk ishte një surprizë, pasi është folur edhe me herët. Dëgjova televizionin publik që trumbetonte sikur do ndante çmimin “Oskar” që Fino do të shpallte kandidaturën. Nuk kam menduar të tërhiqem nga kandidimi për kreun e FSHF. Në këto vite kemi bërë shumë si FSHF. Ekipi ka punuar mirë dhe ka bërë shumë ndryshime.

Kam marrë një Sms që më tha se mos ki turp që t’i përmendësh. Jemi kujdesur shumë për të bërë dhe jemi kujdesur pak për të treguar çfarë është bërë. E shoh të arsyeshme që ti rikujtojmë. Nëse i hedhim një sy të kaluarës kur thuajse FSHF ishte inekzistente. Infrastruktura e futbollit ishte shumë mjerave. Investimet e bëra nga vitet ’90 deri në 2002, ishte i vetmi investim që është bërë nga FSHF me të gjithë aktorët, ka qenë vetëm ndriçimi i “Qemal Stafës”. Asgjë tjetër edhe pse UEFA e FIFA ishin edhe më parë. Të gjitha janë bërë pas 2002.

Janë investuar nga FSHF 12 milionë euro nga 2002 deri në 2014. Ndryshoi ajo që ishte imediate. Ndryshuan kushtet e stërvitjes për të qenë optimale. Nuk është arritur niveli i kërkuar. Nga pikëpamja organizative e asaj kohe, FSHF ishte në zyra te shkallët e stadiumit: Me tre njerëz dhe një karrige. Sot është organizatë e organizuar mirë. Ka vend për përmirësime. Sot kemi kampionate me të gjitha nivelet. Të gjitha janë bërë gjatë kësaj periudhe. Për fat të mirë, jo vetëm të presidentit, por të Komitetit Ekzekutiv për të mbështetur projektet. Në 4 vjeçarin e fundit, për mua është 4 vjeçari i artë.

Uroj që të mos jetë i artë për të ardhmen, që të kemi edhe më të artë. Kanë ndeshur ndryshime thelbësore në infrastrukturë. Bashkë me qeverine kemi rikonstruktuar dy stadiume. Jemi në fazën finale të ndërtimit të stadiumit në Tiranë. Jemi në një fazë ku edhe kombëtaret por edhe klubet kanë ndryshuar përfaqësim. Euro 2016 ishte një ëndërr që na kanë akuzuar më parë, edhe pasi shkuam na thanë që s’është bërë mire puna. Unë për punën në FSHF, kam sakrifikuar edhe bizneset e mia”, ishin fjalët e Dukës.

Related posts

HYN NË FUQI LIGJI I RI/ Aktet e dhunës në stadiumet shqiptare, tashmë dënohen me burg

Delo.autor

PAS VEPRIMIT TË TURPSHËM/ Flet sulmuesi Grezda: Kërkoj falje që pështyva kundërshtarin…

Delo.autor

NDËRPRET PUSHIMET VERORE/ Sadiku nis stërvitje me ekipin e ri spanjoll… (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment