Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

NË PRAG TË 2 SFIDAVE TË QERSHORIT/ Reja: Objektivi është të arrijmë ë…

Është duke u mbajtur në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit konferenca për shtyp e trajnerit Edi Reja në prag të 2 sfidave ndaj Islandës dhe Moldavisë të vlefshme për eliminatoret e Europianit 2020.

LISTA- Janë 18 lojtarë që kanë qenë me De Biazin. Janë dhe lojtarët e tjerë që kanë qenë me Panuccin. Më duhet kohë që të bëj vlerësimin e duhur. Kam parë të rinj dhe 4 lojtarë të Partizanit dhe janë lojtarë të tjerë që kam parë dhe më pas i kam kthyer. Vrionin e kam parë, por më pas e ktheva, pasi nuk kishte gjendjen e duhur. Duhet durim për këto dy ndeshje që kemi. Tani për tani kam një listë me 35 lojtarë që unë po i ndjek. Koha është shumë e shkurtër, ndaj vendosa të marr ata lojtarë që kanë qenë më përpara.

OBJEKTIVAT- Objektivin e dini të gjithë, është të arrijmë në Europian. Janë 5 skuadra, 2 të para kualifikohet. Do mundohemi të rregullojmë pjesën mbrojtëse më pas të kalojmë te sulmi. Çdo lojtar duhet ta ketë të qartë objektivin, para se të vijë në Kombëtare. Kam folur edhe me djemtë. Lojtarët që vijnë këtu duhet ta ndjejnë këtë skuadër. Shqiptarët që jetojnë jashtë e ndjejnë këtë skuadrën. Futbolli është sport primar këtu në Shqipëri dhe shikoj që janë shumë të lodhur.

 

Related posts

Koulibaly “tradhton” Napolin dhe projekton të ardhmen…

Sadik.Autor

U RIKTHYE TEK GOLI NË FITOREN NDAJ FROSINONES/ Piatek BESON: Shpresat i kishim tek “Zonja e Vjetër”, por tani …

Delo.autor

“GOL” me ORGANIN GJENTINAL/ Video që po çmend rrjetin. Realizim si ky nuk e keni parë

Isa.Autor

Leave a Comment