Shqipëri

Duka, në krah të Ramës: Bashkë ia ndryshuam faqen futbollit shqiptar!

Sot u pre shiriti i nisjes së punimeve për kompleksin e ri të FSHF-së, ku të pranishëm ishin kreu aktual i qeverisë sonë të futbollit, Armand Duka, dhe kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama. Një “piktakim” mes këtyre të dyve në kohën kur gara për drejtimin e FSHF-së në katër vitet e ardhshme sa vjen e bëhet më e ethshme, nuk mungojnë as akuzat politike për rivalin Bashkim Fino, deputet i Partisë Socialiste dhe ligjvënës i Kuvendit të Shqipërisë. Në fjalën e tij, Duka, që kërkon një mandat të pestë në krye të FSHF-së, nënvizoi mes të tjerash:

“Jam shumë i lumtur dhe krenar sot që pas shumë vitesh, realizuam ëndrrën tone për të pasur një kompleks të FSHF-së. Një kompleks që nuk ka vetëm zyra për administratën, por ka edhe një mini-stadium me kushte dhe kapacitet 500 vendesh, ku mund të zhvillohet çdo lloj aktiviteti kombëtar dhe ndërkombëtar. Është një investim i FSHF-së me qeverinë shqiptare dhe e gjithë toka na është dhënë falas nga qeveria. Bashkëpunimi që kemi pasur me Qeverinë vitet e fundit ka qenë shumë i mirë dhe rezultat i kësaj kemi bërë investime që i kanë ndryshuar faqen futbollit shqiptar. Stadiumi “Elbasan Arena”, stadiumi i Shkodrës dhe ndërtimi i stadiumit të kryeqytetit që do të jetë më i miri në Ballkan, janë shembujt më të mirë. Kemi shumë për të bërë dhe uroj që pas 18 muajsh të jemi bashkë për të inauguruar këtë kompleks që nis punimet sot”.

Related posts

“MUAJT E PARË TEK BARCELONA ISHIN TË VËSHTIRA”/ Rrëfehet Manaj: Ndihem i lumtur tek Specia, objektivi im është…

Delo.autor

DISFATA NDAJ ANGLISË NA KTHEN 40 VITE MBRAPA/ Ja kur Kombëtarja pësonte 5 gola në pjesën e parë…

Delo.autor

KA IDHULL IBRËN DHE NDJEK SHEMBULLIN E BROJËS/ Toçi: Krenar që jam pjesë e Fiorentinës, një ditë dua të luaj në…

Delo.autor

Leave a Comment