Ekskluzive Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

LEGJEONARËT/ Mavraj i shpëton rënies, Elis Bakaj “nderon” skuadrën (GOLAT)

Mërgim Mavraj është rikthyer në “Volksparkstadion” të Hamburgut.

32-vjeçari e nisi takimin si titullar dhe luajti për 90 minuta, madje skuadra e Inglostadit që lufton për mbijetesë arriti të fitonte me rezultatin 0-3. Fitore e madhe për luftën në fundin e tabelës, pasi me 3 pikët e marra Mavraj e sheh veten në “play-out” duke lënë pas vetes Magdeburgun që momentalisht zbret në një kategori më poshtë, me dy javë të mbetura deri në fund të sezonit.  Hakmarrja e Mavrajt bëhet dhe më e ëmbël, pasi me humbjen e Hamburg rrëshqet në garën për t’u ngjitur në Bundesligë. Ish-ekipi i shqiptarit ka pak shanse të ngjitet direkt në elitën e futbollit gjerman, e tashmë duket se nuk do të arrijë të kapë as “play-off”-in.

Por duket se kjo javë pati edhe lojtare të tjerë shqiptar që luajnë në botë të cilët kanë shënuar gola të bukur. Përmendim këtu Hyka apo Bakaj. Alpesport.al ju sjell ato për ju.

Elis Bakaj

Elis Bakaj do të luajë pas pak javësh në finalen e Kupës së Bjellorusisë, duke pasur shansin të fitojë një trofe edhe aty, pas sukseseve në Shqipëri. Sulmuesi kuqezi, i cili ka nisur sezonin e dytë në Bjellorusi, ka qenë sërish protagonist i madh sot për Shakhtyor Soligorsk, në ndeshjen gjysmëfinale kundër Isloch. Në vajtje kishte përfunduar 2-2, ndërsa në kthim Shakhtyor ishte dominues, por edhe pse shkoi dy herë në avantazh, miqtë barazuan. Bakaj shënoi golin që çoi rezultatin në 2-1, ndërsa më pas me lojën dhe pasimet e tij ndihmoi Shakhter Soligorsk të fitonte 4-2 në shtesa. Goli i gjashtë në vitin 2019 për Bakaj, i cili që tani duket qartë se do të luftojë për Këpucën e Artë në Bjellorusi.

Jahmir Hyka

Jahmir Hyka ka filluar të luajë rregullisht në Izrael me skuadrën e Maccabi Netanya. Pasi shënoi dy gola në gjysmëfinale të kupës dhe siguruan kalimin për në finale, këtë javë ish-mesfushori me tipare sulmuese i Shqipërisë u bë protagonist me asist në fitoren 2-0 të skuadrës së tij ndaj Hapoel Ber Sheva. 31-vjeçari mori një top në kundërsulm duke shkuar i vetëm drejt portës dhe me një lëvizje të trupit bëri që kundërshtari të dalë tërësisht blof dhe kishte të gjithë hapësirën e nevojshme për të goditur drejt portës, por preferoi të pasojë tek Melamed që shënoi golin e avantazhit. Ndërsa në pjesën e dytë Barshazky shënoi golin e qetësisë, duke i dhënë tre pikë skuadrës së Netanya, që ngjitet në vend të tretë, duke zbritur Ber Shevan në vend të katërt. Kujtojmë që vendi i tretë në kampionatin izraelit do të thotë pjesëmarrje në Europa League.

Related posts

PRITET ZYRTARIZMI/ PSG paralajmëron ardhjen e Messit dhe mesazh për Real Madrid (VIDEO)

Delo.autor

Vjen më në fund momenti i Grezdës/ Xherard e aktivizon titullar në pozicionin e preferuar

Isa.Autor

NË ITALI E BËJNË TË SIGURT/ Juventusit i hiqen pikët që bën lëmsh kampionatin

F.autor

Leave a Comment