Futboll La Liga

Ronaldo drejt largimit? Ja “kryengritjet” e tjera të portugezit ndaj Florentino Perezit

Cristiano Ronaldo dëshiron të largohet nga Madridi. Ai ndjehet i mashtruar nga premtimet e rinovimit, që nuk i ka përmbushur mjaftueshëm Florentino Perez. Tani prioriteti i tij është përqendruar në rikthimin te Manchester United. Portugezi konsideron se “Old Trafford” është stacioni ideal për të vazhduar udhëtimin e tij. Në klubin anglez, ku ai luajti nga viti 2003 deri në nënshkrimin me Real Madridin, në vitin 2009, dhe me të cilin fitoi “Topin e Artë”, tashmë e dinë dëshirën e tij. Vendimi i yllit portugez është aq i fortë, sa ua ka komunikuar disa shokëve të skuadrës te “Los Blancos”. Pavarësisht se është golashënuesi më i mirë në historinë e klubit madrilen, Cristiano Ronaldo nuk ka pasur ndjenja të mira me Perez dhe ka hasur gjithmonë vështirësi, kur ka negociuar rinovimin.

Portugezi ka fituar tre nga katër “Topat e Artë” të fundit, pesë në total, po aq sa Messi. Megjithatë, kjo nuk e ka ndihmuar atë të jetë një nga tre më të paguarit në botë. Për më tepër, në renditjen e lojtarëve me paga më të mira, Ronaldo renditet i pesti me 21 milionë euro në sezon, neto, pas rinovimit të saj të fundit, që daton nga nëntori 2016. Por, kjo shifër është larg nga ajo që merr Messin dhe Neymar. Sidoqoftë, kjo nuk është hera e parë që ylli portugez kërcënon me mundësinë e largimit. Ai e ka bërë këtë edhe në vitin 2012 dhe 2015, por më në fund rinovoi në vitin 2013, si dhe në vitin 2016. Këto më poshtë janë rastet e zemërimit të tij me presidentin Florentino Perez.

I ngecur më 2012 …
“Jam i trishtuar”, – tha ai në vitin 2012. Ai filloi sezonin e tij të katërt, pa patur ndonjë përmirësim të pagës (te Manchester United kishte pesë rishikime në gjashtë vjet). Ai i tregoi Florentino Perezit se nuk i pëlqente të shkonte në garën e UEFA-s pa e shoqëruar atë, ndërkohë që pa Messin dhe Iniestën me Rosellin. “Nëse largoheni, sill paratë për të nënshkruar Messin”, – ishte përgjigja e presidentit. Ditën tjetër, ai shënoi dy gola kundër Granadës dhe nuk i festoi ato. “Unë jam i trishtuar dhe në klub e dinë këtë gjë”, – tha ai.

… dhe rinovim më 2013
Një vit tërheqjeje lufte. Cristiano Ronaldo qëndroi një sezon pa konfirmuar nëse e kishte rifituar lumturinë. PSG-ja ofroi 200 milionë euro. Emri i Neymar u filtrua sërish si zëvendësues i tij. “Nuk ka negociata për të ripërtërirë kontratën”, – tha Florentino Perez në qershor 2013, i cili gjendej para nënshkrimit të Bale (101 milionë €). Por, më pas u mbyll rinovimi i CR7 deri në vitin 2018, kur dallimet në pagesë ishin të konsiderueshme.

I ngecur më 2015 …
Thirrja i erdhi nga Al-Khelaifi. 2 nëntor 2015. “Të largohem nga Real Madridi? Pse jo?” – komentoi futbollisti në “Kicker”. Pastaj ai pati një përshëndetje të ngrohtë me Al-Khelaifi, që shërbeu për të nxitur thashethemet. Deri në përshëndetjen e futbollistit me Laurent Blanc, që sipas “Parisien” ishte e tillë: “Do të doja të luaja me ju”. “Radio Montecarlo” njoftoi një darkë midis presidentit të PSG-së dhe Jorge Mendes.

… dhe rinovimi në vitin 2016
Ashtu si herën e parë, distancat mes palëve dukeshin të pakapërcyeshme. Aq më shumë nëse kihet parasysh se sezoni filloi me Rafa Benítez trajner. Marrëdhënia e tyre filloi keq. Trajneri erdhi duke dashur të kënaqte presidentin dhe për këtë, një nga vendimet e tij të para ishte të shkonte për të parë Bale me kombëtaren e Uellsit në Cardiff. Një nderim që nuk e kishte CR7. Ai e dinte se klubi donte të peshonte figurën e uellsianit mbi të tijën. Për fat të mirë për Real Madridin dhe Ronaldon, Zidane zëvendësoi trajnerin e sotëm të Newcastle sot. “Ai duhet ta përfundojë karrierën e tij këtu”, – tha francezi sapo ai arriti. Disa muaj më vonë, në nëntor 2016, mrekullia ndodhi dhe rinovimi me portugezin u bë deri në vitin 2021.

I bezdisur më 2017 …
Probleme me Thesarin. Në qershor të vitit 2017, “A Bola” nxorri në pah se Cristiano Ronaldo donte të largohej nga Spanja. Pas kësaj ishte pakënaqësia e tij lidhur me çështjen e mashtrimit të pretenduar të taksave. Lojtari nuk e mohoi atë informacion. Për më tepër, deklarata e tij u zbulua teksa fliste para gjyqtarit të çështjes, gjë që  “AS” e avancoi të hënën vijuese: “Unë kurrë nuk kam pasur probleme në Angli, prandaj do të doja të kthehesha atje…” Më 2 nëntor 2017, ai i tha shtypit: “Nuk dua të rinovoj me Real Madridin”. Pastaj, pas Botërorit të Klubeve në Abu Dhabi, ai e zbuti mesazhin: “Dua të dal në pension këtu, por presidenti është shefi…”

… dhe rinovim apo lamtumirë në vitin 2018?
Më 14 janar 2018, Cristiano Ronaldo dëshiron të largohet nga Real Madridi. Dhe presidenti Perez është duke marrë të njëjtin pozicion, si në fërkimet e mëparshme. Zërat mediatikë nga Spanja thonë se klubi dëshiron Neymar dhe ofron si pjesë të operacionit vetë Cristiano Ronaldon. Pikërisht, ky interes dhe flirtim me PSG-në i yllit brazilian e shqetëson Cristianon, sidomos. Mbetet të shohim se si do të përfundojë kjo “soap opera”: me një tjetër rinovim dhe kënaqje e futbollistit “të persekutuar” për një kohë të gjatë, apo me lamtumirën e afërt, e cila ndoshta e bën portugezin lojtari më të paguar në historinë e futbollit…

Related posts

Miqësoret e luksit/ Holanda përgatit lamtumirën e Sneijder, Portugalia sfidon Kroacinë

Isa.Autor

10 vendimet që Barcelona duhet të marrë pas…

Sadik.Autor

ÇFARË RREZIKON SARRI/ Konsumon 60 cigare në ditë dhe diagnostikohet me pneumoni…

F.autor

Leave a Comment