Shqipëri

Duka zyrtarizon kandidaturën për kreun e FSHF, kërkon mandatin e 5

Armando Duka, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, ka zyrtarizuar ditën e sotme kandidatuarën e tij për zgjedhjet presidenciale të Federatës së Futbollit, të cilat do të zhvillohen më 7 shkurt në qytetin e Durrësit.

Ndërkohë përballë Dukës pritet që për postin e Presidentit të kandidojë deputeti i Parlamentit të Shqipërisë Bashkim Fino, për të cilin pritet që të shpallë ditën e sotme kandidaturën.

Armando Duka rikandidon për mandatin e pestë në krye të FSHF, ku mban drejtimin e federatës që prej vitit 2002. Ka qenë vetë Duka i cili e ka bërë të ditur zyrtarizimin e kandidaturës së tij nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Statusi i Armando Dukës:

Ndihem jo vetëm i detyruar por mbi te gjtha i vlerësuar dhe i respektuar që një pjesë e konsiderueshme e komunitetit të futbollit dhe anëtarëve të Federatës Shqiptare të Furbollit ka kërkuar rikandidimin tim në rolin e presidentit të ketij insistucioni.

Pas konsultave me faktorë te rendesishëm dhe grupe interesi që përfaqësojnë te gjjtha kategoritë, moshat dhe gjinitë vendosa të rikandidoj i bindur se te gjthë bashkë përfshirë dhe ju që nuk keni të drejtë vote mund të vazhdojmë se bashku një rrugë e cila në mënyrë të pashmangshme na ka dërguar te progresi.

Masivizimi i futbollit, fëmijët, të rinjtë, femrat, rezultatet e skuadrës Kombëtare me objektivin madhor për kualifikimin në EURO 2020 dhe Kupën e Botës 2022, arritjet e klubeve në arenën ndërkombëtare, politikat e futbollit dhe e ardhmja e garantuar më japin besim se sërish do vendosim për një futboll shqiptar gjjthnjë e më të mirë. Që nga ky moment jam në dispozicion te të gjjthë anëtarëve te Asamblesë Zgjedhore.

Me respekt Armand Duka

Related posts

SFIDA NDAJ HUNGARISË/ Mesfushori Bare: Jam ushtar që zbatoj rregullat, Reja më ka mësuar si të…

Delo.autor

Stadiumet e “zbardhura”/ Shikoni gjendjen në impiantet e Superiores të mbuluara nga bora (FOTO)

Q.Autor

Stoli i Kukësit/ Asnjë shqiptar mes alternativave, Kozniku kandidati kryesor

Delo.autor

Leave a Comment