Kategoria Superiore Shqipëri

Vazhdojnë prezantimet te Partizani, firmosin edhe Hysenaj e Ramadani

Pas Renato Gojkoviçit, Partizani ka prezantuar edhe 2 afrime të tjera në këtë merkato janari. ‘Të kuqtë’ kanë nënshkruar për 2 vite e gjysmë me mesfushorin 25-vjeçar, Emran Ramadani, që më herët ka qenë pjesë e Renovës, në kampionatin maqedonas.

Gjithashtu, drejtuesit e Partizanit kanë nënshkruar për 3 vite e gjysmë edhe me talentin shkodran, Senad Hysenaj. Ky i fundit erdhi nga Vllaznia U-19 dhe shikohet si një nga futbollistët më premtues në Shqipëri.

‘Të Kuqtë’ u treguan të shpejtë, duke përfituar nga fakti që lojtari ishte pa kontratë me shkodranët dhe duke rrëmbyer në gjirin e tyre mesfushorin premtues 19-vjeçar.

Related posts

RENDITJA E SUPERIORES/ Tirana mbyll vitin në krye. Ja situata e skuadrave pas javës së 15…

Delo.autor

GODITI ME GRUSHT KUNDËRSHTAREN/ Grezda: Nuk duroj të më fyejnë për kombësinë, ja e vërteta

Delo.autor

KA SHKËLQYER NË BUNDESLIGA/ Drejtori sportiv i Weder Bremen zbulon të ardhmen e Rashicës

Delo.autor

Leave a Comment