Kategoria Superiore Shqipëri

Duro: Problemi i vetëm është Muarem, Danilo përfundimisht nuk shkon tek Skënderbeu

Trajneri i Flamurtarit, Shpëtim Duro, ka folur për situatën tek klubi vlonjat, pas rikthimit nga Turqia, dhe para rifillimit të pjesës së mbetur të kampionatit.

Tekniku u shpreh i shqetësuar për gjendjen e Muarem, i cili ka pësuar një dëmtim pak para se ekipi të kthehej në Shqipëri. Gjithashtu, Duro preku edhe çështjen e Danilos, të cilin e quajti një lojtar të vlonjatëve, si dhe foli për garën që e pret ekipin.

 

“Fatkeqësisht vetëm dy ditë para kthimit në Shqipëri, Muarem Muarem pësoi një lëndim. Kontrollet e specializuara në Shkup konfirmuan një tërheqje muskulore dhe lojtari nuk do të jetë në gjendje të luajë në ndeshjen me Partizanin. Ky është i vetmi problem, pasi pjesa tjetër e përgatitjeve shkoi mjaft mirë dhe u zhvillua në kushte optimale”.

“Danilo do të vazhdojë të luajë te Flamurtari. Ai ka qenë titullar i padiskutueshëm gjatë dy fazave të para, ndërsa në pesë ndeshjet e fundit ka mbajtur shiritin e kapitenit. Blerjet e reja kanë shërbyer për të rritur konkurencën në skuadër dhe nuk do të thotë se duhen bërë largime. Danilo qëndron me Flamurtarin”.

“Janë ndeshje të vështira, por kjo vlen si për Flamurtarin, ashtu edhe për rivalët tanë duke nisur nga Partizani, e për të vazhduar me Kukësin dhe Skënderbeun. Kampionati ynë rifillon me ndeshjen e parë në shtëpi ndaj Partizanit, ku do të kërkojmë të marrim maksimumin. Hap pas hapi të njëjtën gjë do të synojmë edhe në takimet e tjera”.

“Ne do të luajmë deri në fund për të dyja kompeticionet edhe pse nuk e kemi presionin e rezultateve. Fakti është që nëse nuk do të humbisnim pikë në dy fazat e para dhe të ishim më afër me Skënderbeun, mund të ishim në garë për titull. Në situatën ku jemi, duke vlerësuar distancën e sigurisë dhe kualitetin që kanë kryesuesit bëhet më e vështirë të pretendosh”.

Related posts

TEUTA-DINAMO/ Pas 11 mintuash lojë, Vila mposht portierin Harizaj (VIDEO)

Delo.autor

PARTIZANI PA “FRENA”/ Ofertë Agim Ibraimit, ja situata me fantazistin tetovar

Delo.autor

PLAS TEK KAMPIONËT E SUEDISË/ Trajneri përjashton nga stërvitja futbollistin shqipar…

Delo.autor

Leave a Comment