Futboll Seria A

E bujshme te Napoli, dështon në limite blerja e gjermanit të Ajax

Ndërkohë që gjithçka konsiderohej e mbyllur me sukses për transferimin e talentit gjerman Amin Younes te Napoli, gjatë minutave të fundit kanë qarkulluar shumë zëra dhe konfirmime, sipas të cilave, tratativa ka dështuar në “foto finish”. Futbollisti do ta mbyllë sezonin me skuadrën e Ajax.

Që gjatë orëve të mëngjesit të kësaj të marte, lindën dyshime në lidhje me sfumimin e transaksionit, me Younes dhe përfaqësuesit e tij të paarritshëm nga drejtuesit e klubit partenopeo. Dyshime që më pas u konfirmuan plotësisht nga lajmet e publikuara gjatë orës së fundit: “dështon transferimi i fantazistit nga Ajax te Napoli, me transaksionin e shtyrë për në fund të sezonit, me çeljen e merkatos së verës”.

Related posts

Halili: Kemi skuadër me 18 lojtarë formacioni. E ardhmja e Ze Marias? Mendoj se…

Isa.Autor

KËRKOHET NGA SHUMË KLUBE TË MËDHA/ Antonio Conte në dilemë për të zgjedhur ekipin që bind

Delo.autor

QESHARAKE NË VLORË/ Turbinës i vijnë fanellat me makinë, sfida starton 40 minuta me vonesë

Delo.autor

Leave a Comment