Futboll Seria A

Calhanoglu tradhëton Montella-n për Gattuso

Në vigjilje të gjysmëfinales së Kupës së Italisë kundër Lazio, futbollisti i Milan, Hakan Calhanoglu deklaroi: “Nga unë prisnin të gjithë shumë, por për fat të keq në fillim nuk arrita dot të shprehem sikurse doja, edhe për shkak të një dëmtimi. Respektoj Montellan, por në jetën time nuk kisha luajtur kurrë me modulin 3-5-2, skemë e përdorur prej tij. Hasa vështirësi për tu ambientuar”.

Rezultate imazhesh për calhanoglu gattuso

“E kundërta ndodhi menjëherë nën drejtimin e Gattuso, me të cilin u ndjeva komod. Që kur ka ardhur ai, jam më i motivuar. Më sqaroi se problemet e mia qëndronin në mendjen time dhe jo te këmbët. Më tha që të qetësohesha dhe më motivoi. Tani në fushë arrij të gjej hapësirat e duhura dhe luaj më mirë. Gattuso ishte agresiv si futbollist, kështu që po na trasmeton të njëjtën grintë dhe të njëjtin ritëm me të cilin luante”, deklaroi Calhanoglu.

Related posts

LARGIMI I RONALDOS/ Asensio: Nuk dua ta bart gjithmonë numrin 20 në fanellë

Isa.Autor

BOTËRORI 2022/ Shqipëria mposht me “MANITA” San Marinon dhe merr vendin e dytë në grupin I

Delo.autor

Trajneri i Meksikës vrer ndaj Nejmarit: Është i turpshëm, ky është një sport burrash!

Isa.Autor

Leave a Comment