Futboll Seria A Sport

BEFASIA/ INTERI ka më të mirin e Europës në këtë rol, por po kërkon zëvendësues

Askush si ai. Samir Handanovic është një vlerë e shtuar për këtë sezon, me Interi-n që ndodhet e dyta në kampionat dhe pranë kalimit në fazën me eliminim direkt të Champions League. Këtë e thonë paraqitjet dhe për më tepër numrat.

Pas gabimit të pafalshëm që bëri në ndeshjen kundër Torino-s, ish-portieri i Udinese-s është kthyer, duke qenë vendimtar në shumë raste. Duke analizuar në bazë të golave të pësuar (6) dhe rasteve të rrezikshme, Inter është skuadra dytë në kampionat pas Juventusi-t, që do të thotë se Handanovic ka qenë vendimtar më shumë se një herë.

Më i miri – Në Europë, Handanovic ka bërë 24 pritje në 4 ndeshje, 16 vetëm në dy ndeshjet kundër Barcelona-s. Siç shkruan “La Gazzetta dello Sport”, nëse marrim në konsideratë 5 kampionatet më të mëdha europiane, ai është absolutisht portieri me rendimentin më të mirë në raport me pritjet dhe golat e pësuar: 83,33%, më pak se dy gola të pësuar në 10 gjuajtje në portë.

Zëvendësuesi – E ardhmja e Handanovic është zikaltër, kontrata e tij skadon në 2021-in, por mosha e tij, 34 vjeç, e detyron klubin të gjejë një zëvendësues, i cili mund të bëhet numri një i milanezëve në të ardhmen. Nën vëzhgim janë Lafont i Fiorentinë-s, Cragno i Caglieri-t, Gollini i Atalanta-s dhe Areola i Paris Saint-Germain.

Related posts

SPEKTAKËL në “freestyle”/ 85-VJEÇARI: Sfidoj MESSIN dhe RONALDON (VIDEO)

Isa.Autor

MBYLL POLEMIKAT E MERKATOS/ Liverpool arrin marrëveshjen, “blindon” kapitenin Henderson

Delo.autor

INCIDENTI NË “AIR ALBANIA”/ Rekordmenia polake: Mirë që nuk isha në Tiranë, do t’ju bombardoja me çekiç

Delo.autor

Leave a Comment