Futboll Seria A Sport

E BUJSHME NGA ITALIA/ Emergjenca në mbrojtje, MILANI kërkon rezervën e Lazios

Kërkimet e Milan për të përforcuar mbrojtjen e kanë çuar te uruguaiani i Lazios Martin Caceres. Kuqezinjtë janë në mes të një krize dëmtimes, teksa Romagnoli, Musacchio, Caldara, Biglia dhe Bonaventura do të qëndrojnë për një kohë të gjatë larg fushave.

Burimet janë të limituara, kështu që Milan është duke kërkuar një lojtar me eksperiencë që do të mbërrinte për shumë pak para. Sipas Corriere dello Sport, kandidati i fundit është rezerva e Lazios Caceres.

31-vjeçari iu bashkua kryeqytetasve nga Verona në janar, por ka bërë vetëm gjashtë paraqitje gjithë sezonin dhe nuk konsiderohet si një prioritet nga trajneri Inzaghi.

Kontrata e tij do të përfundojë në fund të sezonit, kështu që ai do të ishte në dispozicion në formë huazimi për gjashtë muaj.

Kaceres ka qenë shumë pranë Milan në janarin e 2017, duke kryer edhe vizitat mjekësore me klubin, por nuk arriti të gjente gjuhën e përbashkët për sa i përket kontratës.

Related posts

Shpëtim Duro ‘nuk duron’ situatën dhe flet për largim

Sadik.Autor

Milan ‘vuan’ ende në mbrojtje, gati oferta për ‘yllin’ e Bundesligës

Q.Autor

TIPIK SHQIPTAR/ Kampioni i botës nuk kursehet me deklaratat publike për DASHURIN e tij (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment