International

Pato ëndërron të luajë me Brazilin në Botërorin e Rusisë

Alexandre Pato është i angazhuar për t’i bërë përshtypje trajnerit të Brazilit, Tite, ndërsa kërkon të përfshihet në kombëtare për finalet e Kupës së Botës. Sulmuesi 28-vjeçar nuk është shfaqur duke luajtur për vendin e tij që nga tetori i vitit 2013, por duket i karikuar të japë maksimumin, me qëllim që të përzgjedhet për turneun në Rusi, i cili fillon në qershor. Pato, megjithatë, shënoi 15 gola në 24 ndeshje për të ndihmuar Tianjin Quanjian, që të përfundojë i treti në Superligën Kineze, një kthim që shpreson ta sjellë atë në vëmendjen e shefit të “Selecao”.“Epo, unë kam punuar gjatë gjithë këtij viti duke menduar për ekipin kombëtar brazilian, që do të thotë punë shtesë fizike jashtë shtëpisë sime dhe në palestrën në shtëpi, – i tha ai “Omnisport”. – Gjithmonë kam punuar për t’u kthyer në ekipin brazilian dhe mendoj se kam luajtur një kampionat të madh. Kam ndihmuar klubin që të shkojë në një nivel tjetër, më shumë se të gjithë. Natyrisht, unë mendoj se mbetet akoma shumë kohë për Kupën e Botës.

Duhet të punoj dhe të përqendrohem në punën time këtu në Kinë. Do të punoj me 100 për qind të mundësive të mia për t’u kthyer në kombëtaren braziliane. Mendoj se ky është fokusi im. Në çdo ndeshje jap më të mirën time, kështu që unë besoj, kush e di, mund të marr një mundësi për t’u kthyer në kombëtare. Dhe, kush e di, ndoshta mund të luaj një ndeshje miqësore, apo ndonjë gjë tjetër, që përfshin ekipin kombëtar, ndaj mund ta tregoj punën time përsëri te trajneri Tite”.

Related posts

Futbollisti i njohur video seksi me gruan e tij. Përfundon në faqet pornografike (FOTO)

Q.Autor

(FOTO) Wanda “çmend” tifozët e Interit, gëzon ata të Realit

Q.Autor

Zbulohen tre yjet që Löw do të marrë me vete te Real Madrid

Q.Autor

Leave a Comment