Futboll La Liga Seria A

Valencia bëhet ‘pishman’, provon ta rikthej Cancelon nga huazimi te Inter

Valencia është duke tentuar ta rikthej nga huazimi mbrojtësin e djathtë Joao Cancelo nga Interi.

Sipas Superdeporte, Valencia e shes Cancelon si përforcimin e tretë të janarit pas ardhjes së Luciano Vietto dhe Francis Coquelin.

Trajneri Marcelino do të pres deri në ditët e fundit të afatit kalimtar për këtë transferim.

Edhe agjenti i lojtarit, Jorge Mendes, ka thënë se pret nga Interi që ta lirojë lojtarin.

Por Nerazzurrët nuk e kanë ndërmend që ta lirojnë lojtarin, pasi ai është kthyer nga lëndimet.

Ai këtë sezon i ka filluar pesë ndeshje.

Klub italian e ka të drejtën e blerjes së lojtarit për 25 milionë euro.

Related posts

Ibrahimovic lodhet nga akuzat: Le ta heqim fare VAR-in

Delo.autor

VIDEO/ Çmendet Candreva, shikoni çfarë ka bërë gjatë ndeshjes me Lazion

Q.Autor

LUIS ENRIQUE PËRJASHTON DEMBELE/ Sulmuesi jashtë listës për sfidën ndaj Arsenal

F.autor

Leave a Comment