International

E kërkoi Barça, por e refuzoi për një arsye qesharake

I vendosur për të fituar më shumë minuta si lojtar i ekipit të parë, mbrojtësi i Tottenham HotspurDavinson Sanchez, zbuloi, se ai refuzoi ofertën e Barcelonës, pasi kishte frikë, se përfundonte në ekipin e dytë të klubit para se të bashkohej me Ajax.

Pasi fitoi Copa Libertadores me Atletico Nacional, mbrojtësi kolumbian vendosi të transferohej në Evropë në moshën 19-vjeçare dhe zgjodhi klubin holandez në vend të katalanasve.

“Është e vërtetë, që kam qenë gjithmonë i lidhur me Barcelonën, por ju duhet të mendoni për kushtet që ofrohen. Sapo kisha fituar Libertadores dhe kisha për të shkuar në ekipin e dytë të Barcelonës.

Unë kam qenë i sigurtë, që do të përfundoja në ekipin e parë. Megjithatë kam shumë besim tek vetja dhe aftësitë e mia për të arritur gjëra të rëndësishme. Kam luajtur 50 ndeshje në Ajax dhe ishte ajo që më duhej”, tha Sanchez për “Marca Colombia”.

Performancat e tij me Ajax, impresionuan trajnerin Mauricio Pochettino, i cili kërkoi blerjen e lojtarit. “Personi i parë me të cilin fola ishte Pochettino dhe kisha mundësinë të shkoj në Itali, por ai më bindi.

Mauricio ishte një mbrojtës qendre dhe ndjej se mund t’i besoj atij, pasi ajo që ai dëshiron prej meje duket shumë e arsyeshme. Ai ju flet ballë për ballë dhe përpiqem ta dëgjoj me kujdes”, zbuloi kolumbiani.

Related posts

Cavani dhe Pastore vonohen në stërvitje, ja vendimi i Emery!

Alm.autor

Zidane shpall objektivin e Real Madridit në Botërorin e klubeve

Q.Autor

Ronaldo i jashtëzakonshëm, fiton edhe çmimin ‘Sportisti më i mirë për 2017’

Q.Autor

Leave a Comment