Kategoria Superiore Shqipëri

Trupi gjykues në CAS tërhiqet për të dhënë vendimin për titullin e “Skënderbeut”

Skënderbeu nuk e ka falur titullin e fituar në sezonin 2015/16 edhe pse Komisioni i Etikës pranë FSHF-së pak muaj më parë vendosi që të “shkurorëzohet” dhe, për sezonin që u mbyll, 2016/17 t’i hiqeshin 12 pikë.

Mirëpo, kjo çështje nuk ka marrë fund ende dhe nuk dihet nëse Partizani do të përfitojë titullin e majit të vitit 2016, apo do t’i rikthehet Skënderbeut. Për këtë arsye, Skënderbeu dhe FSHF-ja kanë shkuar në shkallën e fundit të gjykimit, CAS.

Në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë të Zvicrës u mbajt gjyqi i radhës, ku Skënderbeu dhe FSHF do të bëjnë sqarimin e fundit përsa i përket titullit të hequr. Se çfarë ka ndodhur në dyert e gjykatës në Lozanë, EDS zbulon ekskluzivisht atë që ndodhi atje dhe çfarë pritet të ndodhë më tutje.

“Vendimi për heqjen e titullit ndaj Skënderbeut është dhënë nga Komisioni i Etikës Sportive në FSHF. Qëndrimi është ai që vendimi është i bazuar në rregulloren e FSHF-së, siç edhe është publikuar në periudhën e mëparshme”, thanë shkurtimisht burime të EDS pranë FSHF-së.

“Sa i përket gjyqit në Lozanë, seanca zgjati disa orë. Pati shpjegime nga të dyja palët. U pyetën dëshmitarët që kishte kërkuar Skënderbeu dhe në fund Gjykata e Arbitrazhit Sportiv u tërhoq për të marrë vendimin. Ata nuk kanë dhënë datë, sepse në këto raste nuk ka afat të caktuar”.

Related posts

ZYRTARE/ Partizani nuk ndalet në merkato, arrin marrëveshjen me mesfushorin…

Delo.autor

SADIKU NUK ZHGËNJEN TEK MALAGA/ Sulmuesi i Kombëtares gjen rrugën e rrjetës në kampionat (VIDEO)

Delo.autor

E VETMJA SKUADËR E SUPERIORES NË EUROPË/ Tirana mëson sot kundërshtarin. Ja çfarë rrezikohet

Delo.autor

Leave a Comment