Futboll Seria A

E kërkon Interi, por Sevilla më afër Sturridge-it

Sulmuesi anglez i Liverpoolit, Daniel Sturridge ka të ngjarë të përfundoj në La Liga te skuadra e drejtuar nga Vincenzo Montella, Sevilla.

Sturridge nuk po gjen hapësira nën drejtimin e Jurgen Kloppit dhe pritet të largohet gjatë këtij muaji nga Anfield.

Largimi i tij duket i sigurt dhe destinacioni më i mundshëm dukej Serie A me Interin në krye të garës, por tani thuhet se gjërat kanë ndryshuar.

 Sipas mediave italiane, Sturridge ka më shumë gjasa të bashkohet me Sevillën sesa me Interin, pasi spanjollët mund të garantojnë një lëvizje të përhershme për sulmuesin e Liverpoolit.

Sturridge duke festuar një nga golat e tij me Liverpoolin këtë sezon 

Ai është duke kërkuar një transferim në afatin e janarit për të siguruar kohë më shumë të lojës përpara pjesëmarrjes së Anglisë në Kupën e Botës “Rusia 2018”.

Sturridge iu ofrua Interit, të cilët janë të përgatitur ta nënshkruajnë atë vetëm në huazim me një opsion blerje në fund të sezonit.

 Sipas mediumit Mediaset Premium, Sevilla kanë tejkaluar në garë, pasi ata janë të gatshëm ta bëjnë atë opsion të detyrueshëm blerje nën kushte të caktuara.

Liverpooli dëshiron 30 milionë funte apo rreth 32 milionë euro nga shitja e Sturridge, por kjo shifër vështirë të plotësohet nga ndonjë skuadër.

Related posts

ZYRTARE/ Newcastle shkarkon trajnerin Steve Bruce

Delo.autor

DISFATA NË FINALEN E “EURO 2020″/ Britanikët hakmerren ndaj Italisë, refuzojnë të hanë në restorantet italiane

Delo.autor

Milan – Verona, befasi në formacionet startuese

Sadik.Autor

Leave a Comment